Xhamia më e vjetër në Ballkan, ajo ndodhet në Kosovë dhe është ndërtuar nga…!

HomeArtikuj

Xhamia më e vjetër në Ballkan, ajo ndodhet në Kosovë dhe është ndërtuar nga…!

Xhamia më e vjetër në Ballkan u ndërtua në Kosovë nga një familje emigrantësh nga Aleppo Kontaktet e para me islamin në Ballkan u zhvilluan

KUJDES! Ndalohet rreptësisht përhapja e fshehtësive bashkëshortore!
Allahu na ruajtë : Djaloshi tha nuk ka vend për Allahun në veturë (VIDEO)!
3 Urtësitë E Lutjes Së Junusit Alejhi Selam !

Xhamia më e vjetër në Ballkan u ndërtua në Kosovë nga një familje emigrantësh nga Aleppo

Kontaktet e para me islamin në Ballkan u zhvilluan me ardhjen e turqve, gjatë shekujve 14 dhe 15, kur u krijua shoqata e parë për rëndësinë e Islamit dhe në Ballkan, por edhe shumë më herët.
Historiani boshnjak Muhammad Hadzhijahiq thekson se në afërsi të Mostarit janë gjetur monedha nga periudha e kalifit Mervani II (745-750), që janë paratë e para që kanë arritur në Bosnje përmes tregtarëve arabë, të cilët tregtonin në masë të madhe në Mesdhe, dhe në atë kohë, Dubrovniku ka qenë një qendër e rëndësishme e tregtisë.

Banorët e Dubrovnikut ishin tregtarë të aftë, megjithatë, osmanët i gjetën përgjatë lumit Drina në qytetet mesjetare si Srebrenica, Zvorniku dhe Tuzla e sotme.

Kështu, është e mundur, për shkak të rrugëve tregtare në Dubrovnik, në fshatin Mlike të Kosovës në vitin 1289, njëqind vjet para Betejës së Kosovës, kolonët dhe mjeshtrit nga qyteti sirian i Aleppos, ndërtuan xhaminë më të vjetër në Ballkan – xhaminë Haji Husein. Në një pllakë guri dhe tabela të shtypura në gjuhën arabe, thuhet se xhamia është ndërtuar në vitin1289 dhe rinovuar në vitin 1822, nga familja Ahmed al-Aga, transmeton KosovaPost.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0