Sot, në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës, vëllezërit dhe kushërinjtë, Kadri Morina, Jakup Morina, Manush Morina, S
Sot, në zyrat e Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës,





vëllezërit dhe kushërinjtë, Kadri Morina, Jakup Morina, Manush Morina, Sahit Morina dhe Shani Morina nga Astrazubi, kanë dhuruar vakëf për Bashkësinë Islame të Kosovës, 2.5 hektarë tokë punuese, e cila do të shfrytëzohet për varreza dhe për nevoja të tjera të Këshillit.
Kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Malishevës, Sead ef. Paqarizi, falënderoi përzemërsisht vakëfëlënësit, duke lutur Allahun xh.sh., që ky vakëf të pranohet si sadaka e rrjedhshme (Sadakatul xharije) për të gjithë ata dhe familjet e tyre. Ai tha se tradita e dhurimit të vakëfeve dita-ditës po gjallërohet dhe po shtohet edhe më shumë.





LajmiPress
COMMENTS