Vdes shoferi pasi kamioni u rrokullis në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

HomeLajme

Vdes shoferi pasi kamioni u rrokullis në autostradën ‘Arbën Xhaferi’

Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni të cilin po e voziste u rrokullis. Këtë e ka konfirmuar zyrtari për i

Fluks i mërgimtarëve drejt Kosovës, këto janë pritjet në pikat kufitare
Aksidenti tragjik në Bullgari, autobusi i djegur largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)
Ndahen çelësat për 149 shtëpi të reja nga Halil Kastrati?!

Një person ka vdekur në autostradën “Arbën Xhaferi”, pasi kamioni të cilin po e voziste u rrokullis.

Këtë e ka konfirmuar zyrtari për informim në Policinë e Kosovës, Bajram Krasniqi.

“Në ora 15:40 është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në autostradën ‘Arbën Xhaferi’, kilometri i 14-të drejtimi Ferizaj-Prishtinë. Në aksident është përfshirë vetëm një automjet (kamion) i cili ka përfunduar jashtë autostradës. Ekipi mjekësor ka konstatuar se drejtuesi i kamionit është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi për Klan.

Policia, prokurori dhe njësi të tjera kanë dalë në vendin e ngjarjes për të realizuar procedurat lidhur me aksidentin.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0