Vajza nuk e ka telefonuar e vizituar akoma nënën e saj që prej më shumë se dhjetë vitesh.

HomeArtikuj

Vajza nuk e ka telefonuar e vizituar akoma nënën e saj që prej më shumë se dhjetë vitesh.

Autor. Kjo pyetëse me emrin “Um Abdullah” thotë:“Shejkh i nderuar! A mund të na jepni një udhëzim për dikë që është mosmirënjohese veçanëri

Pyetje:A na humbin begatitë si shkak i mëkateve?
5 rregullat qe duhet ti dish kur merr abdes!
JU LUTEM SHPERNDAJENI PAFUND! Prishe sihrin me kete metode, sado i vjeter qe te jete.

Autor.

Kjo pyetëse me emrin “Um Abdullah” thotë:“Shejkh i nderuar! A mund të na jepni një udhëzim për dikë që është mosmirënjohese veçanërisht ndaj nënës së saj.Mesa di unë, një bijë nuk e ka telefonuar e vizituar akoma nënën e saj që prej më shumë se dhjetë vitesh.Vajza jeton në Damam dhe nëna në Rijad”-thotë shoqja e të ëmës.Shejkhu: Vëllezërit e mi!Këtë vajzë Allahu e udhëzoftë drejt hajrit!E ktheftë në rrugë të mbarë! E ruajtë prej shejt’anit!Kjo vajzë është gabimtare, fajtore për ndërprerjen e lidhjeve me nënën e saj.Nëse kjo ndërprerje e lidhjeve me nënën eshte ne mos kujdesjen ndaj nenes, duke e renduar ate, mosperfillje ndaj saj, dhe mohim i hakut se saj duke e harruar atë (nënën), atëherë për të ka dënim të madh.Mos respekti ndaj prindërve është prej gjynaheve të mëdha.Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ka thënë:“A tju tregoj për gjynahet më të mëdha? tha: Idhujtaria ndaj Zotit dhe mosrespekti ndaj prindërve.”

Mos respekti ndaj prindërve është gjynah prej gjynaheve të mëdha.Qëndrimi i ftohtë dhe larg nënës duke qenë mundësia për ti telefonuar dhe afërsia për ta vizituar, kjo tregon për mizorinë e zemrës së kësaj bije, dobësinë e imanit, sinqeritetin e pakët dhe paedukaten e saj, ska hajër në atë vajzë e as në veprat e saj.Ajo duhet ti pendohet Allahut dhe të lidhet me nënën e saj, ti kërkojë falje për mosrespektin e mosmirënjohjen e saj.Kjo është detyrë!Vazhdimesia në këtë ftohje marr’ëdhëniesh, injor’ance e mosrespekti, është fatkeqësi e madhe.Lus Allahun të na ruajë e të na falë!E ka detyrë ta vizitoje nënën sa e ka gjallë, se nëse i vdes dhe ajo si ka kërkuar hallall, do ta presë dënim i madh kur të dalë para Allahut.

Mos respekti ndaj prinderve është fatkeqësi e madhe.Siç është trasmetuar në hadith:”Xhibrili më tha:Ai që i ka pasur prindërit dhe nuk e ka fituar xhennetin (me mirësjellje ndaj tyre) Allahu e dëboftë prej xhennetit dhe e futë në Zjarr! Amin!” Thotë Profeti alejhi selam:“Edhe unë thashë:Amin!”Vëllezërit e mi!Mos respekti ndaj prindërve është çështje e rrezikshme.Profeti sal-lAllahu alejhi ue sel-lem ndaloi thashethemet, pyetjet e padobishme, mosrespektin ndaj nënave.”

Mosrespekti del vetëm prej zemrës së ashpër. Cështja është e lehtë, një telefonatë me telefon ose celular, vizitë, gjysëm ore është larg me avion (Damami nga Riadi) ose tre orë me makinë kur eshte mundesia.Por vepra e saj është tregues për vrazhdësinë e zemrës së saj, injorancë, mospërfillje ndaj nënës. Lus Allahun të na ruajë dhe të na falë!Nurun Ala DerbAbdul Aziz bin Abdilah Al E sh Shejh (Myftiu u Arabisë Saudite)Përktheu Anis Agovi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0