Urtësia e rënies së njeriut në gjynahe dhe mëkate!

HomeArtikuj

Urtësia e rënies së njeriut në gjynahe dhe mëkate!

Urtësia e rënies së njeriut në gjynahe dhe mëkate! Edhe në këtë ka urtësi dhe mëshirë të Allahut ndaj robit(njeriut) të Tij. 1. Pas mëka

Ndodhi: shitësi që tha: Pasha Zotin nuk të mashtrova!
Sa do lart të ngjtesh një ditë do të biesh posht?!
Xhamia më e vjetër në Ballkan, ajo ndodhet në Kosovë dhe është ndërtuar nga…!

Urtësia e rënies së njeriut në gjynahe dhe mëkate!

Edhe në këtë ka urtësi dhe mëshirë të Allahut ndaj robit(njeriut) të Tij.

1. Pas mëkatimit njeriu shton adhurimin, thjeshtësinë, frikën, përuljen dhe dëshirën më të madhe për vepra të mira, dhe ikje të fort e të shpejt nga të këqijat dhe mëkatet.

2. Largon mendjemadhësinë, kryelartësinë dhe të ngjashme me të cilat sprovohet njeriu.

3. Bëhet i mëshirshëm ndaj krijesave të Allahut, duke shpresuar për ta mëshirë dhe pendim kur ata mëkatojnë, duke i inkurajuar ata për pendim dhe kthim tek Allahut.

4. Qartëson nevojën e madhe që njeriu ka për ndihmën dhe mbështetjen ndaj Allahut si dhe kthimin tej Ai, e për këtë gjejmë se shumë mëkatar që janë penduar sinqerisht janë më aktiv në adhurim ndaj Allahut, dhe më të kujdesur për largimin e tjerëve nga mëkatet nga ata që nuk janë sprovuar me mëkate.

(Minhaxh Es Suneh 2/431)

Unejs Murati-Daku

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0