Urtësia e minareve në Islam!

HomeArtikuj

Urtësia e minareve në Islam!

Përshkrimi historik i minareve. Kush e ndërtoi minaren e parë në Islam? Sa minare ka sot në botë? Si e mori minarja formën e lapsit? Çfa

A ke dhuruar akoma sadaka për trupin tënd?
Dëshiron të ndahet nga bashkëshorti sepse ai nuk mund të bëj fëmijë!
Tërmetet të cilat ndodhin dhe ndodhitë tjera janë për shkak të shirkut dhe mëkateve tjera!

Përshkrimi historik i minareve.

Kush e ndërtoi minaren e parë në Islam?
Sa minare ka sot në botë?
Si e mori minarja formën e lapsit?
Çfarë simbolizon ngritja e minares në drejtim të qiellit?
Modeli i minares drejt qiellit është sikurse modeli i jetës drejt Xhenetit.
Ngritja e zërit të ezanit ka bërë të nevojshme ngritjen e minares.
Vetëm për namaz ka thirrje (ezan) dhe vetëm për ezan ka minare.
Umetet para nesh kishin namaz, por nuk kishin ezan e as minare.
Sikurse namazi po ashtu edhe ezani, që të dy, fillojnë dhe mbarojnë me emrin “Allah”.
Përshkrimi historik i minareve

– Historiku i minareve në fenë Islame, në mënyrë subjektive, është nga koha e pejgamberit Muhamed ﷺ, kur filloi thirrja e ezanit të parë nga Bilali, Allahu qoftë i kënaqur me të!, kur i tha i Dërguari i Allahut ﷺ të ngrihet në një vend të lartë që ta thërrasë ezanin. Nga kjo ngjarje me vonë u kuptua se:

Kush e ndërtoi minaren e parë në Islam?

– Ngritja e minareve në mënyrë objektive ka ndodhur në kohën e kalifit Omer, Allahu qoftë i kënaqur me të! Ai u bë shkak dhe iniciator për ndërtimin e minares së parë në Islam, sikur që ishte shkak edhe për shumë mirësi tjera.

Sa minare ka sot në botë?

– Sipas statistikave sot në botë ekzistojnë afër dy milion minare nga të cilat jehon thirrja publike Islame.

Si e mori minarja formën e lapsit?

– Modeli i minares në pamjen e lapsit, është nga format më domethënëse në kohën e shkrim-leximit dhe studim-hulumtimit.

Më lart e theksuam se kalifi i dytë i muslimanëve, Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të!, ishte iniciatori i ndërtimit të këtij objekti të veçantë pranë xhamisë për thirrjen e ezanit. Rol të rëndësishëm luajti edhe forma e saj, gjegjësisht vendimi i Omerit, Allahu qoftë i kënaqur me të!, që minarja të jetë në formë të lapsit, d.m.th. e mprehtë në maje të saj dhe njëdimensionale deri në themelin e saj. Po ashtu formën e minares me atë të lapsit e ndërlidhi me zbritjen e fjalës së parë të Kuranit, pra “ikre (lexo)”, e rrjedhimisht ne duhet të lexojmë atë që është e shkruar, e logjikisht shkrimi është i shkuar me laps. Pra thirrja publike e ezanit në mënyrë specifike është për namaz – lidhje me Zotin e botëve, por në mënyrë të përgjithshme, na thirr publikisht të arsimohemi, të vetëdijesohemi, ta përdorim sa më shumë lapsin sikurse thirrja që është nga “lapsi” i ngritur.

Çfarë simbolizon ngritja e minares në drejtim të qiellit?

– Forma drejt qiellit e minares, na bën më dije se namazi, për të cilin po bëhet thirrja, është i vetmi ibadet që i është kumtuar si urdhëresë Pejgamberit ﷺ në qiell, kurse të gjitha ibadetet tjera janë bërë obligim në tokë. Nëse e vështron minaren edhe më thellë, vëren se ka themel të fortë në tokë dhe të thërret për njërin prej themeleve të Islamit, maja e saj është në drejtim të qiellit për të treguar se po thërret për atë Zot që është në qiell, kursi fundi i atyre që i përgjigjen kësaj thirrjeje është në qiell, pra në Xhenet.

Modeli i minares drejt qiellit është sikurse modeli i jetës drejt Xhenetit

– Minarja qëndron vetëm nëse është e drejtë, po ashtu edhe njeriu shkon në Xhenet kur është i drejtë në drejtë. Drejtësia është tipar i harmonisë së gjërave të ekuilibruara, rrjedhimisht drejtësia objektive dhe ajo subjektive janë urdhër i Zotit për njerëzit në tokë.

Ngritja e zërit të ezanit ka bërë të nevojshme ngritjen e minares

– Nëse ka thirrje publike duhet të ketë edhe objekt publik për këtë gjë. Ngritja e zërit duhet të shoqërohet me thënien e fjalëve më me kujdes, si kusht për të dëgjuar njerëzit, e edhe në ezan janë zgjedhur fjalët më me kujdes nga Pejgamberi ﷺ. Muslimanët ndiejnë kënaqësi kur dëgjojnë këto fjalë.

Vetëm për namaz ka thirrje (ezan) dhe vetëm për ezan ka minare.

– Për asnjë ibadet tjetër në Islam, s’ka thirrje të veçantë në fillim të tij përpos namazit, pra Zoti e ka caktouar që për shtyllën kryesore të fesë Islame t’i thërrasim të tjerët nga shtylla e minares së lartësuar.

Umetet para nesh kishin namaz, por nuk kishin ezan e as minare

– Zoti i Madhërishëm na ka treguar me argumente të qarta se të gjithë pejgamberët e kishin obligim faljen e namazit, por nuk na e ka bërë të ditur se sa herë duhej të faleshin e as formën e atij namazi. Zoti i Gjithëmëshirshëm umetit të fundit (pasuesve të Muhamedit ﷺ) i ka dhënë shumë privilegje, p.sh:

Sikurse namazi po ashtu edhe ezani, që të dy, fillojnë dhe mbarojnë me emrin “Allah”

– Ezani dhe namazi ose, thënë ndryshe, thirrja për te Zoti i Mëshirshëm dhe lidhja me të, kanë një gjë shumë madhore të përbashkët, sepse që të dy fillojnë dhe mbarojnë me emrin më madhështor të Zotit, pra me emrin Allah, kur dihet se namazi fillon me shprehjen ‘Allahu ekber’ dhe përfundon me ‘Es-Selamu alejkum ve rahmetullah’, ndërsa ezani fillon me të njëjtën shprehje, pra ‘Allahu ekber’, kurse përfundon me ‘La ilahe ilAllah’.

PËRGATITI: (MR) FLORIM MELLOVA

Universiteti Sakarya, Fakulteti Teologjik, Niveli Master, Drejtimi Tefsir dhe Texhvid

Adapazar-Turqi, më 06.01.2019

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0