U raportua për shkarkimin e saj, flet Donika Gërvalla

HomeLajme

U raportua për shkarkimin e saj, flet Donika Gërvalla

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka mohuar të jetë shkarkuar apo të ketë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta l

Dhjetëra vetura përfshihen nga zjarri në magjistralen Gjakovë-Prizren
Pronari i “Besa Trans”: Pse nuk isha në atë autobus, të vdisja edhe unë
Aksidenti tragjik në Bullgari, autobusi i djegur largohet nga vendi i ngjarjes (VIDEO)

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), Donika Gërvalla, ka mohuar të jetë shkarkuar apo të ketë kërkuar nga kryeministri Albin Kurti ta lirojë nga detyra e ministres.
Në një prononcim për KALLXO.com, kryediplomatja Gërvalla lajmet e publikuara dje për shkarkimin e saj i ka cilësuar si fushatë joserioze.

“Nuk ka asgjë të vërtetë në ato pohime. Është vazhdim i një fushate joserioze, e cila, në mungesë të skandaleve dhe keqpërdorimeve, të cilat i kanë shoqëruar qeveritë e mëparshme, përmes plasimit të lajmeve të pavërteta synon të krijojë huti tek qytetarët”, ka thënë ajo.

Sipas Gërvallës, Qeveria Kurti 2 ka nevojë për kritika të mirëfillta dhe jo fushata denigruese.

“Por jo vetëm sondazhet, si ai i fundit i USAID-it, dëshmojnë përkrahjen masive për punën e Qeverisë. Oponenca politike me gënjeshtra nuk bëhet. Vendi ka nevojë për kritikë të mirëfilltë të punës së Qeverisë dhe jo për fushata denigruese të bazuara kryekëput në të pavërteta, të cilat jo vetëm që nuk kanë sukses, por e rrisin edhe më tepër mbështetjen dhe solidaritetin mes anëtarëve të Qeverisë në njërën anë dhe qytetarëve dhe Qeverisë së tyre në anën tjetër”, ka shtuar ajo.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0