Thotë shejhu, ibn Uthejmini (r.a): Kjo është metodologjia e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) per ushqimin:

HomeArtikuj

Thotë shejhu, ibn Uthejmini (r.a): Kjo është metodologjia e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) per ushqimin:

Autor Prej sunetit të Pjegamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) është lëvdimi i ushqimit që i ka pëlqyer, sepse padyshim që ai e lëvdontë

Urtësia e minareve në Islam!
Sadakaja më përpara arrin tek Allahu sesa tek dora e të varfrit!
Kujdes! Allahu nuk do ta fusi në Xhenet këtë njeri!

Autor

Prej sunetit të Pjegamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) është lëvdimi i ushqimit që i ka pëlqyer, sepse padyshim që ai e lëvdontë vetëm për cilësitë që i ka.

Argument për këtë është hadithi i Xhabir ibn Abdullah (radijAllahu anhu) se Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem) lypi nga familja e tij gjellë dhe ata thanë: Kemi vetëm uthull[1].

Ai e mori atë dhe filloi që të han prej uthullës duke thënë:Sa gjellë e mirë është uthulla, sa gjellë e mirë është uthulla.[2]Kjo uthull përdorej si lloj gjelle tek ata, madje ishte e ëmbël jo e tharrët siç është uthulla e përdorur sot.[3]Neveviu (Allahu e mëshiroftë) në librin e tij Rijadus Salihin emërtoi kapitull me këtë hadith duke thënë: Nuk përbuzet ushqimi dhe është e pëlqyeshme të lëvdohet.Thotë shejhu i jonë, ibn Uthejmini (Allahu e mëshiroftë): Kjo është metodologjia e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem), sepse atij kur i pëlqente ushqimi e lëvdonte…”[4]

Ai që mendon pak rreth realitetit tonë e gjen se sa prej njerëzve e kundërshtojnë sunetin e Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem), madje nuk janë mjaftuar me lënien e sunetit por edhe e kundërshtojnë atë, siç bëhet kjo me përbuzjen e ushqimit, madje edhe me nënçmimin e ushqimit ndonjëherë, e gjithë kjo është në kundërshtim me traditën e Pjegamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem).Nga ebu Hurejra (radijAllahu anhu) thotë:Pejgamberi (sala Allahu alejhi ue sel-lem) asnjëherë nuk e ka përbuzur ushqimin, nëse e pëlqente e hante dhe nëse jo e lente.[5]

Abdullah el-Furejh Përktheu: Ali Ashani[1] Kjo tregon gjendjen dhe mënyrën e jetesës së Pejgamberit (sala Allahu alejhi ue sel-lem) dhe familjes së tij. Sh.p.[2] Muslimi (2052)[3] Uthulla ka mundësi të jetë e ëmbël dhe mund të jetë e tharrët. Sh.p.[4] Komentimi i Rijadus Salihin (2/1057)

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0