Thatësi në mes të dimrit!

HomeUncategorized

Thatësi në mes të dimrit!

A duhet humbur shpresat? Allahu na përgjigjet e na thotë: وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِنْ بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنشُرُ رَحْمَتَ

Pyetje:Cfarë duhet bëni për ta kuruar imanin e dobët
Momenti kur një tufë e qenëve vërsulen drejt një vajze në Ferizaj!
Pyetje:Në çfarë kohe preferohet të falet namazi i istihares?

A duhet humbur shpresat?

Allahu na përgjigjet e na thotë:

وَهُوَ الَّذِي يُنَزِّلُ الْغَيْثَ مِنْ بَعْدِ مَا قَنَطُوا وَيَنشُرُ رَحْمَتَهُ وَهُوَ الْوَلِيُّ الْحَمِيدُ (28)

“Dhe Ai është që e lëshon shiun, pasi që ata t’i kenë humbur shpresat dhe Ai shtrin mëshirën e vet; Ai është mbikëqyrësi, i lavdëruari”. (Esh-Shura: 28).

Por parashtrohet pyetja: pse ndodh kjo?

Përgjigja është në vazhdimin e ajeteve të po kësaj sureje:

وَمَا أَصَابَكُمْ مِنْ مُصِيبَةٍ فَبِمَا كَسَبَتْ أَيْدِيكُمْ وَيَعْفُو عَنْ كَثِيرٍ (30)
“Çfarëdo e keqe që mund t’ju godasë, ajo është pasojë e veprave tuaja (të këqija), e për shumë të tjera Ai u falë”. (Esh-Shura: 30).

Cila është urtësia e vonimin ose lëshimit të shiut?

Dhe për në fund Allahu na e sqaron shkakun pse e lëshon ose vonon shiun duke thënë:
وَلَوْ بَسَطَ اللَّهُ الرِّزْقَ لِعِبَادِهِ لَبَغَوْا فِي الأَرْضِ وَلَكِنْ يُنَزِّلُ بِقَدَرٍ مَا يَشَاءُ إِنَّهُ بِعِبَادِهِ خَبِيرٌ بَصِيرٌ (27)
“Sikur All-llahu t’ua shumonte begatinë robërve të vet, ata do t’i kalonin kufijtë, por Ai i furnizon me masë që dëshiron, sepse Ai është i njohur hollësisht dhe i dijshëm për robërit e vet”. (Esh-Shura: 27).
Pasi që Allahu është hollësisht i informuar për njerëzit dhe i sheh punët larg ua ofron këto gjendje dhe situata që ata të mos e humbin baraspeshën e të zhyten në mëkate dhe padrejtësi, por ti kujtojnë të mirat e Allahut, ta falënderojnë Atë për to dhe ti shfrytëzojnë në drejtim dhe gjëra me të cilat e fitojnë kënaqësinë e Allahut.

O Allah, na jep shi e borë dhe na i bën të bereqetshme ato! Amin!

Bekir HALIMI

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0