Tërmetet të cilat ndodhin dhe ndodhitë tjera janë për shkak të shirkut dhe mëkateve tjera!

HomeArtikuj

Tërmetet të cilat ndodhin dhe ndodhitë tjera janë për shkak të shirkut dhe mëkateve tjera!

Me padyshim se tërmetet të cilat ndodhin, e ndodhitë tjera, nga të cilat njerëzit kanë dëme, dhe u shkakton atyre probleme, e gjithë kjo ës

Elhamdulilah! Lajm i mirë në lidhje me Xhamisë së Çarshisë në Prishtinë
Kush thotë ketë lutje shejtani thotë: Ai është mbrojtur prej meje…
HIPOKRITËT!

Me padyshim se tërmetet të cilat ndodhin,

e ndodhitë tjera, nga të cilat njerëzit kanë dëme, dhe u shkakton atyre probleme, e gjithë kjo është si shkak i shirkut dhe mëkateve. Siç Allahu thotë: “Çfarëdo fatkeqësie që ju godet, kjo është për shkak se e keni futuar vetë, e Ai edhe falë shumë.” Shura, 30

“Ne të gjithë i kemi dënuar për mëkatin e vet. Ne, disave u kemi dërguar fortunën dhe disa të tjerë i ka goditur zëri i tmerrshëm, ndërsa disa prej tyre i kemi sharruar në tokë; e disa prej tyre i kemi fundosë në ujë. E, Allahu nuk u ka bërë atyre zullum, por ata vetes i kanë bërë zullum.” Ankebut, 40

“Na, atyre, do t’u dëftojmë argumentet Tona në hapësirat tokësore e qiellore, si dhe te vet ata, deri sa t’u bëhet plotësisht e qartë, se ai (Kur’ani), është i vërtetë. Vallë, a nuk të mjafton ty, që Zoti yt është, me të vërtetë, dëshmues i çdo gjëje?!.” Fusilet, 53
“Thuaj: “Ai është i fuqishëm t’ju ndëshkojë prej së larti ose nën këmbët tuaja.” En Am, 65

“A janë të sigurtë banorët e vendbanimeve, se nuk do t’i arrijë dënimi Ynë, natën, – duke qenë ata në gjumë? A janë të sigurtë banorët e vendbanimeve, se nuk do t’i arrijë dënimi Ynë, ditën, – duke qenë në argëtim? A janë të sigurtë ata nga dënimi i Allahut? Dënimit të Allahut, nuk i frikësohen vetëm ata që janë të humbur.” Araf, 97-99

Allahu e di më së miri.

Hoxhë Sadullah Bajrami

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1