Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi

HomeLajme

Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi

"Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi" Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar je

Plote emocione e surpriza, shume gezime e buzeqeshje!
1000 euro gjobë për një furrë në Gjilan, pesha e bukës nuk përputhej me deklaracionin
Lajm i mirë Vogëlushja nga Kosova e mposhtë për të pestën herë kancerin?!

“Të Zotit jemi dhe tek Ai do të kthehemi”

Njoftojmë kolegët, miqtë dhe opinionin e gjerë, se pas një sëmundje të rëndë, ka ndërruar jetë ish-kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, imami i fshatit Gaçkë, Bujar ef. Hasani.

Varrimi i rahmetliut do të bëhet nesër, e hënë, me datë 31 janar 2022, në orën 15:00, në fshatin Gaçkë të Ferizajt.

Biografi e shkurtër

Mulla Bujar ef. Hasani (1978-2022)

Bujar ef. Hasani lindi më 19 dhjetor 1978 në Gaçkë të Ferizajt. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, për të vazhduar më pas shkollimin në medresenë e mesme “Alauddin” në Prishtinë, në vitet 1993-1997.
Më 1999 regjistrohet në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë, të cilin e përfundoi në vitin 2006.
Fillimisht punoi si imam në Xhaminë e Vjetër në lagjen e Berishajve, për të vazhduar më pas në Nikadin, në Cernillë, në Mirash, Doganaj dhe së fundi, nga viti 2007 ushtroi detyrën e imamit, hatibit dhe mualimit në xhaminë e fshatit Gaçkë të Ferizajt.

Në periudhën 2016-2020, ushtroi detyrën e kryetarit të Këshillit të Bashkësisë Islame të Ferizajt, ndërsa në vitin 2017 regjistroi studimet master në Fakultetin e Studimeve Islame në Prishtinë.

Allahu e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenetin Firdeus!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0