Lexojeni! Dhikri është begati dhe dhunti e madhe, me të arrihen të mirat, largohen të këqijat, ai është force e zemrës, qetësi dhe prehje e
Lexojeni!





Dhikri është begati dhe dhunti e madhe, me të arrihen të mirat, largohen të këqijat, ai është force e zemrës, qetësi dhe prehje e shpirtit, është shpirt i jetës dhe jeti e shpirtit. Dhikri ka të mira të shumta porse ne –me lejen e Allahut- do të përmendim atë që është më me rëndësi.
– Dhikri shkak qe Allahu të të përkujtoj ty duke ngritur pozitën tënde lart tek melaiket. Thotë Allahu:





Pra ju më kujtoni Mua (me adhurime), Unë ju kujtoj juve (me shprëblim). Më falënderoni e mos Më mohoni”. (el Bekare, 152)
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Muhammedi, alejhi’s selam në një hadith kudsijj ka thënë:
“(Thotë Allahu) Unë jam tek robi Im ashtu siç më mendon, dhe jam me të kur më përkujton; nëse më përkujton në vete, e përkujtoj në Vete, nëse më përkujton në ndonjë grup njerëzish, do ta përkujtojë në ndonjë grup edhe më të mirë”.





Bazuar në këtë themi se me vend e ka patur Ibnu’l Kajjimi kur ka thënë: Sikur dhikri te mos kishte asnjë të mirë tjetër përveç kësaj do të mjaftonte.
– Dhikri të dhuron jetë dhe nga zemra e vdekur të bën një tjetër të gjallë përplot hare, gëzim, lumturi, dhembshuri, butësi e mirësi. Thotë Allahu:
28. Ata që besuan dhe me të përmendur All-llahun zemrat e tyre qetësohen; pra ta dini se me të përmendur All-llahun zemrat stabilizohen” (err Rra’d, 28)





Per me shume ndjek videon ne vazhdim:





Lajmipress
COMMENTS