SUBHANALLAH – Pse kanë tentuar ta vjedhin trupin e Pejgamberit alejhiselam?!

Homepyetje

SUBHANALLAH – Pse kanë tentuar ta vjedhin trupin e Pejgamberit alejhiselam?!

KANË TENTUAR TA VJEDHIN TRUPIN E MUHAMEDIT ALEJHI SELAM?… Tentimi per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s Historia shenoi disa tentime

Pyetje:Pse njeriu sprovohet? Pse ndodhin fatkeqësitë? Sekretet e Kuranit!
Xhindet besimtarë a kanë pamje të bukur?
A duhet të thërras ezanin kur falem në shtëpi?

KANË TENTUAR

TA VJEDHIN TRUPIN E MUHAMEDIT ALEJHI SELAM?…

Tentimi per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s Historia shenoi disa tentime per ta sulmuar varrin e Pejgamberit alejhiselam Prej ketyre tentimeve, vecojme tentimin per ta vjedhur trupin e Pejgamberit a.s., ne vitin 557 h. dhe 1513 m, si dhe perpjekjet per ta shkaterruar ose zbuluar varrin e Pejgamberit a.s.,

sikurse qe perpjekja e Rinodit ne vitin 578 h, Gjithashtu edhe Hixhazi ishte kercenuar dy here per pushtimin e dy xhamive te shenjta nga portugezet ne mes viteve 1510-1513 dhe 1517-1520 Perpjekja e cila ndodhi ne vitin 1513 m. per vjedhjen e trupit te Pejgamberit a.s. , ishte operacioni me i madh,i cili deshtoi nga nje mrekulli hyjnore…

Ajo qe te ben te cuditesh madje edhe ta ulesh koken nga turpi,eshte se muslimanet nuk e regjistruan kete perpjekje dhe deshtimin e saj ne historine e tyre.Kete perpjekje dhe deshtimin e saj e regjistruan vete portugezet ,te cilet edhe e organizuan.Ajo ishte argument e deshmi kunder tyre madje ajo qe eshte me e mira,se kete e vertetuan vete armiqet.Ne,n? vijim do te shkepusim disa momente te rendesishme gjate ketij operacioni:…

Komandanti famekeq Afonso de Alduquer pasiqe kishte okupuar bregdetin perendimor te Indise kishte vendosur te ndermerrte nje sulm(ofenzive) ne token e Hixhazit ne pergjithesi,e ne Medinen e ndrithsme ne vecanti apo thene edhe me qarte ne varrin e Pejgamberit a.s qe ta nxirrte trupin e tij te pastert ,ta merrte e pastaj t’ia kushtezonte qeverise se Memalikeve (te cilet sundonin Egjiptin , Shamin dhe Hixhazin) kthimin e trupit te Pejgamberit a.s me dy kushte: 1-qe kishen e kijametit ne Bejti Lahm(qytet ne Palestine)

tua jap atyre dhe ata ta kene ne prone e ta udheheqin 2-t’ia lejoje atij qe te sjelle nje miljon europian vullnetare ne Sudan (e qellimi i tij ishte i fshehur e dinak sepse ai synonte nderrimin e rrjedhes se lumit Nil, qe te derdhet ne Detin e Kuq e keshtu Egjipti do te vdiste nga uria e etja dhe do te dobesohej fuqia e tij ushtarake, politike e fetare) dhe keshtu ia hapin deren Evropes ,qe ta luftoje boten islame meqe Egjipti ishte nje pengese e madhe para tyre.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0