Subhanallah A e dini cila ka qënê Xhenazja më e madhe e kohërave?

HomeArtikuj

Subhanallah A e dini cila ka qënê Xhenazja më e madhe e kohërave?

Subhanallah A e dini cila ka qënê Xhenazja më e madhe e kohërave😮😮👇 Sulltan Sulejman el Kanuni një natë prej netëve u zgjua i tmerruar nga

E drejta e arsimimit të femrës muslimane!
Keto janë cilësitë e duhura që duhet ti ketë një shok i mirë?
Allahu na falte: Mos faIja e namazit të sabahut në kohë e vet, nga mekatet e mëdha..!?

Subhanallah A e dini cila ka qënê Xhenazja më e madhe e kohërave😮😮👇

Sulltan Sulejman el Kanuni një natë prej netëve u zgjua i tmerruar nga një ëndërr që e kishte parë, menjëherë e thirri shoqëruesin më të afërt të tij duke i thënë: Na pregatit kuajt sepse sonte do të dalim për tu njohur nga afër me problemet e popullit (ashtu siç ai e kishte zakon që të dilte e shikonte gjendjet e njerëzve).

Kur papritmas kaluan pranë një kufome të hedhur në një cep të rrugës dhe askush nuk i afrohej!
Kush është kjo kufomë pyeti Sulltani?
I thanë se është kufoma e një burri zinahqar (imoral) dhe pijanec (konsumues i alkoolit)!!

Ai nuk ka as femijë e as familjarë pos bashkëshortes së tij, dhe se askush nuk pranon që ta varrosë atë!

U mërzit shumë Sulltani duke thënë: A nuk është ky nga umeti i Muhammedit (alejhi selam)?!
E mori kufomën dhe shkoi te bashkëshortja e tij, e cila kur e pa fillojë të qajë me të madhe!

Sulltani u habit shumë, ajo nuk e dinte se ai është sulltani..
Duke i thënë asaj: Përse qan për këtë bashkëshort kur ai ka qënë zinaqar dhe pijanec?

Ajo iu përgjigj: Përkundrazi, Burri im ka qënë adhurues shumë i madh dhe asket por nuk u furnizua kurrë me fëmijë, dhe prej dëshirës së madhe që kishte për të pasur pasardhës, shkonte dhe blinte alkool i sillte në shtëpi dhe i derdhte në lavaman duke thënë: Falenderimi i takon Allahut që pakësova prej të rinjve musliman diçka nga ky mëkat!

Shkonte gjithashtu tek ato gra që bënin imoralitet dhe u jepte atyre pagesën e një dite të plotë por me kusht që ato të ktheheshin në shtëpitë e tyre, dhe thoshte falenderimi i takon Allahut që ia pakësova të rinjve musliman diçka nga ky mëkat!!

Unë gjithmon i thoja atij se njerëzit gjykojnë në aparencë (mendojnë se ti pin alkool dbe kryen imoralitet) për këtë arsye askush prej tyre nuk ka për të të larë kur të vdesësh e as nuk do pranojnë të të varrosin!

Por ai qeshte dhe thoshte përkundrazi mua do me laj dhe varrosi vetë Sulltan Sulejmani, ministrat, dijetarët dhe mbarë muslimanët!

Në ato momente Sulltani qau dhe tha: Vallahi une jam Sulltan Sulejmani dhe ai ka thënë të vërtetën. Betohem në Allahun se do ta laj dhe varrosè vetë me duart e mia, dhe do të mbledh mbarë muslimanët që tja falin atij xhenazen.

Dhe vërtet Sulltani dha urdhër që e gjithë ushtria të prezantoj dhe ti fali xhenazen atij dhe që të varrosej në varrezat e sulltanve Osmanli..

Dhe vërtet ashtu ndodhi, në xhenazen e tij morën pjesë të gjithë dhe kështu ishte xhenazja më e madhe historikisht.

Përktheu nga gjuha arabe:” Hoxhë Abdurrahman Osmani..”

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0