Siberi: Zbulohet luani i Epokës së Akullit, i vjetër 28 mijë vjeç!

HomeArtikuj

Siberi: Zbulohet luani i Epokës së Akullit, i vjetër 28 mijë vjeç!

Gjatë vitit 2018, shtatë metra nën tokë në Arktikun siberian gjahtari i mamuthëve, Pavel Efimov, bëri një zbulim tronditës. Nëpërmjet n

Duaja qe duhet te themi kur dalim nga shtepia!
Disa bindje të gabuara të haxhinjve pas kthimit nga Haxhi!
BESIMI NË MELEKËT E ALLAHUT!

Gjatë vitit 2018, shtatë metra nën tokë në Arktikun siberian gjahtari i mamuthëve, Pavel Efimov, bëri një zbulim tronditës.

Nëpërmjet një kontrate me degën siberiane të akademisë ruse në Yakuts dërguan një ekip në Belqay Gora në lumin Indigirka dhe bashkë zbuluan njërën nga kafshët më të bukura të epokës së akullit, një këlysh luan që besohet se është 28 mijë vjeç i vjetër, shkruan Euronews, transmeton Klankosova.tv.

Luani, të cilin shkencëtari Dr Valery Plotnikov dhe kolegët e tij fillimisht e quajtën Spartak, u gjet vetëm 15 metra larg shpellës Boris, që vendasit e kishin zbuluar vitin e kaluar. Po ashtu, pranë gjetën edhe një tjetër luan dhe u mendua fillimisht që ishin motër dhe vëlla, por pas analizës u vërtetua se kishin më shumë se 15,000 vjet diferencë.

Ndonëse kishte mijëra vite që këta luanë i kishte mbuluar dheu, zbuluesit thanë së ata dukeshin sikur të kishin vdekur “dy ditë më parë”.

Dyshja e luanëve të zbuluar u testuan për sëmundjet infektive, përfshirë edhe antraksin që mund të qëndrojë në trup të kafshëve për mijëra vjet.

Studimi i sapopublikuar zbuloi se të dy këlyshët ishin vetëm një deri në dy muaj kur vdiqën, ndërsa nuk kishte asnjë shenjë se ata ishin vrarë nga grabitqarët dhe sugjeruan se ata mund të kishin rënë dhe ishin bllokuar.

Po ashtu, nga ku zbulim u vërtetua se gëzofi i tyre është i ngjashëm me atë të luanëve të sotëm afrikan, por luanëve të zbuluar u kishin dalë dhëmbët në moshë më të hershme për shkak se ata duhet të zhvilloheshin më shpejt dhe të ishin në gjendje të hanin mish në moshë të hershme.

klysh luani
Lajmipress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0