Si të kesh një shtëpi të qetë dhe të rehatshme larg grindjeve bashkëshortore?

Homepyetje

Si të kesh një shtëpi të qetë dhe të rehatshme larg grindjeve bashkëshortore?

Autor. Dua t ua jap një këshillë, e cila është gjëja më madhështore: bashkëpunimi në ndërtimin e familjes në baza fetare, kështu çdonjëri n

Pyetje:Si të përgatitem nga ana fetare kur më lind një foshnje?
Pyetje:Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve?
Pyetje:SI ISHTE MUHAMMEDI ﷺ SI BASHKËSHORT?

Autor.

Dua t ua jap një këshillë, e cila është gjëja më madhështore: bashkëpunimi në ndërtimin e familjes në baza fetare, kështu çdonjëri nga bashkëshortët t’i kushtojnë rëndësi fesë, ta ndihmojë njëri-tjetrin në fe.

Në këtë ka rehati të mendjes, qetësim të zemrës, qetësi në shtëpi e nuk ka qetësi më të madhe sesa kjo.

Pasha Atë, në dorën e të Cilit është shpirti im, nuk ka mbretëruar qetësi me e madhe në shtëpinë e bashkëshortëve,sesa ajo qetësi e cila vjen si shkak i bashkëpunimit mes bashkëshortëve në bindjen ndaj Zotit të krijesave.

Nëse bashkëshortët bashkëpunojnë mes veti rreth praktikimit të fesë, e bëjnë dhikrin permendjen e Allahut mes veti, atëherë shtëpia e tyre do të ketë jetë të bukur e të qëndrueshme.

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:“Krahasimi mes një shtëpie, në të cilën përmendet Allahu dhe një shtëpie në të cilën nuk përmendet Allahu, është sikurse krahasimi mes të gjallit dhe të vdekurit.

Nëse praktikimi i fesë gjendet në një shtëpi, atëherë pa tjetër se do të gjendet edhe lumturia aty.

I Dërguari salAllahu alejhi ue selem thotë:“Lumturi e njeriut janë tri gjëra, kurse mjerim i njeriut janë tri të tjera. Lumturi e njeriut është bashkëshortja e mirë (fetare), mjeti i mirë i udhëtimit dhe shtëpia e gjerë. Ndërsa, mjerim i njeriut është shtëpia e keqe (e ngushtë), gruaja e keqe dhe mjeti i keq i udhëtimit!“

Lumturi e njeriut është që të ketë shtëpi të ndërtuar mbi fe. Të keni frikë Allahun! Të keni frikë Allahun, bashkëshortë!

Bashkëpunoni me gratë tuaja në praktikimin e fesë, ndërtoni shtëpitë tuaja mbi fenë, sepse – pasha Zotin e Qabesë – keni për të jetuar jetë të bukur, “Cilindo mashkull apo femër që kryen vepra të mira, duke qenë besimtar, Ne do ta bëjmë që të kalojë jetë të bukur”. (En Nahl, 97).

Allahu ka garantuar jetë të bukur për mashkullin dhe femrën, nëse ata bëjnë punë të mira duke qenë besimtarë. Robër të Allahut, kini frikë Allahun, kini rikë Allahun! Bashkëpunoni në punë të mira dhe devotshmëri, e jo në mëkate e padrejtësi!

Lus Allahun e madhërishëm me emrat e Tij të bukur dhe cilësitë e Tij të Larta, që t’i udhëzojë zemrat tona në bindjen ndaj Tij dhe të na udhëzojë në pasimin e Muhammedit (salallahu alejhi ve selem)

DETYRAT MES BASHKËSHORTËVE

Dr. Sulejman Ruhejli
Përktheu: Jeton Bozhlani

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0