HIXHAME Ky që po e shihni ne foto është notuesi australian Kyle Chalmers. Dje në lojërat olimpike Tokyo 2020, e fitoi medaljen e argjentë (me 2016,
HIXHAME
Ky që po e shihni ne foto është notuesi australian Kyle Chalmers. Dje në lojërat olimpike Tokyo 2020, e fitoi medaljen e argjentë (me 2016, në Rio de Janeiro ka qenë i artë).
Në trupin e tij shihen shenjat e hixhames, një urdhër profetik nga Muhamedi alejhis selam për ne… por ne për fat të keq, pasi që nuk punojmë me mësimet e fesë tonë, atëherë të tjerët i marin gjërat e mira nga ne dhe shohin dobi, e ne i marim gjërat e këqija nga ata, si psh. Tatto,piercing…e të ngjajshme dhe ja si i kemi punët!
Zoti i udhëzoftë të rinjët e të rejat tona! Zoti na përmirsoftë!
Disa hadithe:
“Ky (hixhami) është ilaç për çdo sëmundje”
Tirmidhiu, Ebu Davudi, Ibn Maxheh, Ahmedi.
“Nuk ka ilaç që mund të krahasohet me lëshimin e gjakut dhe hixhamen.”
Buhariu.
”Është i bekuar ai rob i cili lëshon gjak me anë të prerjes së lëkurës (flebotomia). Kjo pastron gjakun, qetëson pezmatimet e brendshme dhe forcon të parit.”(Buhariu dhe Muslimi)
“Natën e Israsë nuk kalova pranë ndonjë prej banorëve të qiellit veçse më urdhëruan për të bërë hixhame.” Ndërsa në një transmetim “më thanë: urdhëro umetin tënd për hixhame.”
Ahmedi, El Hakim.
“Kushdo që ringjall një sunet nga suneti im dhe njerëzit e praktikojnë atë, ai do të ketë të njëjtin shpërblim të atyre që e praktikojnë atë, pa i pakësuar atyre asgjë nga shpërblimet.”
(Suneni Ibn Maxheh, 209).
Hoxhë Safet Pushka
COMMENTS