Si e fal namazin ai qe eshte i se’mure? Namazfalësi e ka për detyrë të falet në këmbë. Qëndrimi në këmbë është shtyllë (e namazit), p
Si e fal namazin ai qe eshte i se’mure?





Namazfalësi e ka për detyrë të falet në këmbë. Qëndrimi në këmbë është shtyllë (e namazit), përveç për:– i sëmuri, i cili nuk mundet të qëndrojë në këmbë, falet ulur nëse mundet, e nëse nuk mundet, falet shtrirë.





Ndërsa, atij që është duke falur namaz vullnetar, i lejohet të falet në mjetin e udhëtimit, apo ulur nëse do, duke e bërë rukunë dhe sexhden me anë të përkuljes së kokës. Kështu vepron edhe i sëmuri, dhe përkuljen e kokës gjatë sexhdes e bën më të ulët sesa gjatë rukusë.





– Atij që është duke u falur ulur nuk i lejohet të vendosë diçka të ngritur në tokë, në mënyrë të që bëjë sexhde mbi të, mirëpo sexhden e bën më të ulët sesa rukunë- siç e përmendëm më lartë nëse nuk mundet ta vendosë ballin në tokë.Shkeputur nga libri:”Forma e namazit”MUHAMED NASIRUDDIN EL-ALBANI
COMMENTS