Si bëhet Falja e Namazit Gjatë Udhëtimit me Autobus??

Homepyetje

Si bëhet Falja e Namazit Gjatë Udhëtimit me Autobus??

Esselamu alejkum! Një mik i imi më kërkoi që t’ua parashtroj dy pyetje në lidhje me rregullat fetare gjersa haxhiu udhëton për në haxh me a

Kam hallën e sëmurë, mysafirët vijnë qëndrojnë gjatë. A bën tua mbyll derën?!
Mbipesha Trashësia a është Shenjë nga Kijameti..?
Pyetje:A mund të përshëndetemi me grusht apo me bërryla në rast pandemie?

Esselamu alejkum!

Një mik i imi më kërkoi që t’ua parashtroj dy pyetje në lidhje me rregullat fetare gjersa haxhiu udhëton për në haxh me autobus.
A lejohet të merret tejemmum, duke e pasur parasysh se në autobus ka rreth 80 litra ujë?
A lejohet falja e namazit brenda në autobus, edhe pse gjatë udhëtimit kalohet përskaj vendeve ku mund të falet namazi?
Përgjigjja:

Nuk lejohet marrja e tejemmumit përderisa ka ujë të mjaftueshëm, si dhe nëse është i përdorshëm.
Kjo varet nga rrethanat dhe gjendja konkrete.

Udhëheqësit gjatë rrugës duhet të kujdesen për kohët e namazeve dhe të ndalojnë autobusin në ato vende ku mund të falet namazi në kohë dhe sipas rregullave.

Mirëpo, nëse, për shkak të arsyeve objektive, nuk është e mundur një gjë e tillë, atëherë namazi mund të falet edhe brenda në autobus, ashtu siç është e mundur.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0