SHKAQET E NGURTËSISË SË ZEMRËS: 1. Largimi nga adhurimi i Allahut dhe preokupimi me gjynahe. 2. Dashuria ndaj dynjasë dhe përkujdesja p
SHKAQET E NGURTËSISË SË ZEMRËS:





1. Largimi nga adhurimi i Allahut dhe preokupimi me gjynahe.
2. Dashuria ndaj dynjasë dhe përkujdesja për të dhe shpresa e gjatë.
3. Harresa e ahiretit dhe begatitë e tij…





4. Preokupimi me atë që e shkatërron zemrën. Gjërat që e shkatërrojnë zemrën janë pesë: Përzierja e tepërt me njerëz, shpresat e kota, lidhja jo me Allahun, ushqimi i tepërt dhe gjumi i tepërt.
5. Dembelia dhe përtacia në kryerjen e adhurimeve.





6. Mosndikimi nga ajetet e Kuranit, as nga ajetet kërcënuese dhe as nga ajetet inkurajuese.
7. Shkujdesja, ajo është sëmundje shumë e rrezikshme.
8. Shoqërimi i shokëve të ligë dhe ulja në ambiente shkatërruese.





9. Harresa e vdekjes dhe e dhembjeve të saj, e varrit dhe e jetës pas saj.
SHËRIMI I ZEMRËS SË NGURTË:
1. Preokupimi me dhikër (përmendjen e Allahut) dhe kapja për istigfarin.





2. Meditimi i ajeteve të Kuranit.
3. Kujtimi i ahiretit dhe meditimi rreth Ditës së Kiametit, Xhenetit dhe Xhehenemit.
4. Të vetmuarit me vetveten dhe të llogariturit e vetvetes.





5. Largimi nga përzierja me shokë të këqij dhe përkujdesja për t’u ulur me shokë të ndershëm.
Nga arabishtja: Irfan JAHIU
COMMENTS