Shejtani ia ndriçoi rrugën për ne Xhami!

HomeArtikuj

Shejtani ia ndriçoi rrugën për ne Xhami!

Autor. „Shejtani ia ndriçoi rrugën për ne Xhami“ Një person zgjohet herët nga gjumi për ta falur namazin e Sabahut në Xhami,i vesh teshat m

Veprat që duhet ti bësh përpara se të shkosh në xhami ditën e Xhuma!
I pari në Europë e i katërti në botë, i riu Shqiptar që këndon Kur’anin
Optimizmi i vërtetë

Autor.

„Shejtani ia ndriçoi rrugën për ne Xhami“ Një person zgjohet herët nga gjumi për ta falur namazin e Sabahut në Xhami,i vesh teshat merr abdes dhe niset për në Xhami, në mes të rrugës për në Xhami rrëzohet i ndytë teshat, kthehet në shtëpi e i ndërron teshat dhe niset për ta falur namazin për të dytën herë dhe po në të njëjtin vend prapë rrëzohet, prapë kthehet në shtëpi merr abdes dhe i ndërron teshat dhe niset për në xhami, në të njëjtin vend takon një person me një dritë (fener) në dorë e pyet: kush jeni ju?

Ai i përgjigjet: Të kamë parë qe dy herë që rrëzohesh këtu e për këtë tani po ta ndriçoj rrugën për në Xhami…. Ja ndriçon rrugën deri te dera e Xhamisë dhe para se të hynë në Xhami i thotë njeriu (që është rrëzuar): Hynë në Xhami të falemi…. por ai refuzon, me gjithat ai ja përsëritë disa herë duke i thënë hyrë të falemi por ai refuzon kategorikisht që të mos hynë ta fal namazin.
Njeriu e pyet : Pse nuk dëshiron të falesh?

Ai i thotë : Unë jam shejtani…. unë të kamë rrëzuar herën e parë që të kthehesh në shtëpi e të mos falesh në Xhami por ti u ktheve, e herën e parë kur u ktheve në shtëpi e more abdes që të shkosh në Xhami ta falësh namazin All-llahu ti fali ty mëkatet, e kur të rrëzova herën e dytë e ti u ktheve në shtëpi që të marrësh abdes e të shkosh ta falësh namazin All-llahu ua fali familjes sate mëkatet, e në herën e tretë u frikësova që nëse të rrëzojë All-llahu do t’ia falë mëkatet tërë fshatit tënd.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0