SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

HomeArtikuj

SA SHUMË MAJMUNË DHE SA PAK LUANA KA NË DITËT E SOTME!

Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet! Gruaja burrit

10 hapa qe te lehtesojne zgjimin per te falur namazin e sabahut!
Kurani përbëhet nga 114 sure të emërtuara, nga të cilat 113 fillojnë me…
Nje fjale qe do ju largoj nje det me mekate!

Të dy bashkëshortët së bashku shkuan në kopshtin zoologjik, dhe në të, e panë një majmun i cili po lozte me gruan e vet!

Gruaja burrit i tha: Sa pamje e mrekullueshme dashurie mes tyre!!

Kur shkuan së bashku te kafazi i luanit, e panë se luani rrinte i heshtur, kurse gruaja e tij ishte pak më larg se ai.

Gruaja burrit i tha: Sa pamje e shëmtuar dashurie mes tyre!!

Burri ia kthehu: Merre këtë gotë të zbrazët, hidhe në drejtim të gruas së tij dhe shikoje se çfarë do të bën!

Kur e hodhi gotën e zbrazët, luani u ngrit menjëherë dhe filloi të bërtet me zë që ta mbrojë gruan e vet!

Kurse kur e hodhi gotën e zbrazët te kafazi i majmunit, majmuni iku me vrap, që të mos goditet dhe e la gruan e vet të vetme!

Burri gruas i tha: Mos u mashtro me atë që e paraqesin njerëzit para teje! Ka nga ata që i mashtrojnë njerëzit me ndjenjat e tyre të rrejshme dhe, ka nga ata, që me ndjenjat e tyre të sinqerta dashurie, mbrohen dhe ruhen në thellësi të zemrave!

Sa shumë majmunë dhe sa pak luanë ka në ditët e sotme!

Nga arabishtja: Irfan JAHIU

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0