Sa kafe ne dite mund te pini, nese vuani nga tensioni? Lexojeni patjeter:

HomeShëndetësi

Sa kafe ne dite mund te pini, nese vuani nga tensioni? Lexojeni patjeter:

Autor. Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zem

Islami i parapriu shkencës: Pastërtia e macës dhe papastërtia e qenit!
Shikoni Se Si Ndikon Hirra Te Mëlçia Dhe Humbja E Kilogramëve Të Tepërta..!
Si Të Pastroni Enët e Gjakut Me Një Trajtim Të Thjeshtë Natyral

Autor.

Njerëzit që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut duhet të tregojnë kujdes me kafenë sepse ajo mund të rrisë rrezikun e atakut në zemër. Për të arritur në këtë konkluzion, një studim italian analizoi të dhënat e 1,200 personave nga mosha 18 deri në 45 vjeç.

Ekspertët përmblodhën dhe analizuan të dhënat mjekësore në një hark kohor prej 12 vitesh. Pjesëmarrësit në studim kishin një tension sistolik të gjakut që varionte nga 40 deri në 159 mm/Hg dhe një tension diastolik që varionte nga 90 deri në 99 mm/Hg. Në harkun kohor të 12 viteve, ekspertët vunë re rreth 60 raste problemesh shëndetësore me qarkullimin dhe zemrën.

Në 80 përqind të rasteve, njerëzit përjetuan një atak në zemër ndërsa të tjerët u përballën me ishemi, probleme me veshkat dhe probleme me qarkullimin e gjakut. Sipas ekspertët, njerëzit që pijnë shumë kafe në ditë janë 4 herë më të rrezikuar nga problemet e lartpërmendura.

Njerëzit që pijnë sasi mesatare të kafesë janë 3 herë më të rrezikuar nga këto probleme. Sasia mesatare e kafesë i referohet 1 deri në 3 pijeve me kafeinë në ditë. Sasia e lartë ditore e kafesë i referohet 3 -4 ose më shumë filxhanëve kafe në ditë.

Studimi kishte si objektiv të gjente lidhjen mes pirjes së kafesë, tensionit të lartë dhe atakut në zemër por jo të zbulonte shkakun dhe pasojën. Ekspertët paralajmëruan se njerëzit që kanë probleme me tensionin duhet të kufizojnë sasinë ditore të kafesë dhe nënprodukteve të tij

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0