Regjistrohen dy tërmete në rajonin e Kërçovës

HomeLajme

Regjistrohen dy tërmete në rajonin e Kërçovës

Tërmete me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane me epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit, janë regjistruar mëngjesin

Mediumi gjerman shkruan për Valon Krasniqin që e fitoi betejën me koronavirusin dhe u zgjua nga koma
Ministrja Haxhiu paralajmëron burgim deri 5 vite për ata që po kurdisin rritjen e çmimeve
Sveçla jep detaje për aksionin në Karaçevë: U godit rrjeti i kazinove ilegale (FOTO)

Tërmete me intensitet prej tre ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane me epiqendër 65 km në jugperëndim të Shkupit, janë regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e epiqendrës së Kërçovës.

“I pari në orën 08 e 14 minuta me magnitudë lokale të Rihterit ML2.6 dhe i dyti në orën 08 e 21 minuta me magnitudë lokale të Rihterit ML2.9, rrjedhin nga zona epiqendrore e Kërçovës. Tërmetet janë ndjerë nga popullata në pjesët jugperëndimore me intensitet prej III ballëve sipas Shkallës makrosizmike evropiane”, bëjnë të ditur nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup.

Rrjeti telemetrik sizmik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, me stacione në Shkup, Vallandovë, Ohër, Shtip dhe Pehçevë, mirëmbahet nga Observatori Sizmologjik pranë Fakultetit të Shkencave Matematiko-Natyrore në Shkup./21Media

Lajmipress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0