Pyetje:SI ISHTE MUHAMMEDI ﷺ SI BASHKËSHORT?

Homepyetje

Pyetje:SI ISHTE MUHAMMEDI ﷺ SI BASHKËSHORT?

Pejgamberi Alejhi selam si bashkëshort: E donte gruan duke e çmuar si njeri, nënë, grua, vajze dhe shok jete. Ishte pyetur “Kush është me m

Pyetje:A lejohet adoptimi i fëmijëve në Islam?
Në Qoftë Se Dua Të Martohem Apo Fejohem, Por Nuk I Kam Kushtet Mirë. Si Më Këshillon?
Si i sprovone Allahu njerezit?

Pejgamberi Alejhi selam si bashkëshort:

E donte gruan duke e çmuar si njeri, nënë, grua, vajze dhe shok jete. Ishte pyetur “Kush është me meritori për shoqërinë time? Kishte thënë “Nena jote, pastaj nena jote, pastaj nena jote, pastaj babai yt”.

Ka thënë poashtu” من أدرك أبويه أو أحدهما فلم يبرهما فمات فدخل النار فأبعده الله Kush i arrin njërin apo te dy prindërit gjalle dhe nuk është bamirës ndaj tyre pastaj vdes (ne këtë gjendje) do te hyje ne zjarre dhe do ta largoje atë Allahu (subhanehu ve teala, prej mëshirës se Tij)”.

Ata te cilët e patën pyetur për martesën e vajzave, i kishte urdhëruar ta martojnë vajzën e tyre me te varfrin, te cilin e donë vajza, e jo me te pasurin, te cilin e done ata.

Pejgamberi Alejhi selam e puthte Aishen, gruan e tij. Kur ajo pinte nga një ene, Pejgamberi Alejhi selam e merrte atë ene dhe pinte prej saj, duke vene gojën po aty ku e vuri edhe gruaja e tij, Aisheja.

Mbështetej ne prehrin e saj si dhe lexonte Kur’an, madje e puthte duke qene agjerueshem..

Një here u hidhërua me Aishen e tha: A ke dëshirë qe te gjykoj mes nesh Ebu Ubejde Bin El Xherrahi?

Tha: Jo, ai nuk do te gjykoj mes nesh.

Tha: A e pranon Omerin?

Tha: Jo, unë kam frike prej Omerit.

Tha: A dëshiron te gjykoj mes nesh Ebu Bekri?

Tha: Po.

Erdhi Ebu Bekri, prej te cilit kërkoi Pejgamberi Alejhi selam te gjykoj.

U çudit Ebu Bekri e tha: Unë te gjykoj o i dërguari i Allahut?

Filloi Pejgamberi Alejhi selam t’ia tregoj mospajtimin ne mes tyre. Ia ndërpreu Aisheja te folurit duke thënë: Thuaje te vërtetën o i dërguari i Allahut! Ebu Bekri i ra shuplake ne fytyre keshtuqe i rrodhi gjak prej hunde. I tha duke iu kërcënuar: Kush bën drejtësi nëse nuk bën Pejgamberi Alejhi selam.

Tha Pejgamberi: Këtë nuk e dëshiruam. U ngrit dhe me dorën e vet ia pastroi gjakun prej fytyre dhe rrobe.

Kur gruaja e tij hidhërohej e vendoste dorën e tij ne krahun e saj dhe thoshte ” اللهم اغفر لها ذنبـها وأذهب غيظ قلبها ، وأعذها من الفتنO Zoti im! Falja mëkatet, largoje hidhërimin prej zemrës se saj dhe ruaje prej sprovave”.

Omeri hidhërohej ne gruan e tij ndërsa ajo e përmirësonte. Refuzoi qe ta kundërshtoj keshtuqe ia ktheu gruaja ” Perse ma mohon këtë te drejte derisa gratë e Pejgamberit,-pasha Allahun- janë duke e bere këtë me Pejgamberin, Alejhi selam, madje ndonjëra prej tyre i hidhërohet ( dhe e braktise) deri ne mbrëmje.

Kur hynte ne shtëpi Pejgamberi Alejhi selam epte selam aq sa te fjeturin nuk e zgjonte ndërsa ai qe ishte zgjuar e ndiente.

E urrente qe njeriu ta befasoje gruan e tij kur te kthehet prej ndonjë udhëtimi, por ia dërgon dike qe ta lajmërojë se ai erdhi.

Hyri Ebu Bekri tek Pejgamberi Alejhi selam, i cili ishte i mbuluar me rrobën e tij. Dy vajza iu binin defeve para Aishes, keshtuqe e mohoi këtë. Pejgamberi e ngriti kokën dhe tha: Lëri ato o Ebu Bekir, se (këto) janë dite feste .

Derisa ne xhaminë e Pejgamberit, Alejhi selam, luhej loja e Habeshit me shtiza, Aisheja ishte mbështetur ne shpinën e tij dhe shikonte lojën, derisa ishte mërzitur duke shikuar.

Pejgamberi Alejhi selam kishte thënë ” من عال جاريتـين جاء يوم القيـامة أنا وهو كهاتين وضم أصابعه أي متساويين أو متجاورين Kush i merr ne përkujdesje dy vajza, do te vie ne Ditën e Kiametit, duke qene unë dhe ai si këta dy gishtrinje, te cilët i beri bashke apo i beri paralel”.

Ndalonte Azlin([1]) përveç se me pajtueshmëri te gruas. Pra nuk i lejohet burrit, qe vetvetiu ta merr këtë vendim, sikurse qe nuk i lejohet ta imagjinoje gruan si një mjet ” Te shfryrjes se epshit”.

Nuk ka ndonjë nënçmim me te madh për gruan nga burri se sa kur ajo te doje te mbes shtatzëne prej tij ndërsa ai nuk dëshiron.

Thotë Pejgamberi Alejhi selam ” الدنيا متاع .. وخير متاع الدنيا المرأة الصالحة Dunjaja është kënaqësi (dëfrim), ndërsa kënaqësia e saj me e mire është gruaja e ndershme”.

Ka thënë gjithashtu ” إن أشر الناس عند الله منزلة يوم القيامة : الرجل يفضي إلى امرأته، وتفضي اإليه ثم ينشر سرها Njeriu me pozitën me te keqe tek Allahu ne Ditën e Kiametit (do te jete): Burri,i cili i afrohet gruas dhe i afrohet ajo atij (për marrëdhënie), pastaj përhap fshehtësinë e saj”([2]).

——————————————————————————–

[1] Derdhjen e burrit jashte organit gjenital te femres

[2] http://www.islamweb.net, Muhammed Xhelal Kishk-Allahu e paste meshiruar-,Pershtati: Sedat Gani Islami,22/1/2005,e shtune,Brunei Darussalam

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0