Pyetje:Si duhet të japim këshillë?

Homepyetje

Pyetje:Si duhet të japim këshillë?

Pyetje: Cilat janë rregullat që duhet t’i kemi parasysh gjatë dhënies së këshillës? *** Përgjigje: Dhënia e këshillës është një pr

Jam një nuse, vjehrra më thotë sesa herë të duhet të shkosh për të bërë dush duhet të na tregosh!
Pyetje:A ju lejohet familjarëve të mbajnë sekrete nga njëri-tjetri?
Pyetje:Cila është rëndësia e shpërndarjes të selam-it?

Pyetje:

Cilat janë rregullat që duhet t’i kemi parasysh gjatë dhënies së këshillës?

***

Përgjigje:

Dhënia e këshillës është një prej të drejtave të vëllezërve mes vete dhe është tregues për vëllazërinë e sinqertë. Madje kjo është prej përsosurisë së imanit, ngase imani nuk përsoset, derisa muslimani ta dojë dhe ta urrejë për vëllanë e vet atë që e do dhe e urren për vete.
Kështu që, dhënia e këshillës i ka disa rregulla e norma të përgjithshme me të cilat besimtari duhet të stoliset. Prej tyre theksojmë:
1. Shtytës i dhënies së këshillës të jetë dashuria e hairit për vëllain e tij musliman dhe urrejtja që atë ta godasë ndonjë e keqe.
2. Të jetë i sinqertë. Me anë të këshillës të synojë shpërblimin tek Allahu, e jo që të shfaqet më i lartë se vëllai i tij musliman.
3. Këshilla të jetë e zhveshur nga mashtrimi dhe tradhtia.

4. Të mos synojë me këshillën përçmimin e tjetrit.
5. Këshilla të jepet me shpirtin vëllazëror, e jo duke u treguar i ashpër.
6. Këshilla të bëhet me dije dhe argument.
7. Këshilla të jetë në fshehtësi, e jo në publik, veç nëse ka ndonjë dobi të sigurt që ajo të jetë publike.
8. Gjatë këshillës të përzgjedhen fjalët më të mira dhe më të buta.
9. Këshilluesi të bëjë durim, nëse gjatë këshillës mund të has në ndonjë fyerje a lëndim.

10. Para këshillës, të vërtetohet se vërtet vëllai ka bërë kështu a ashtu, e mos ta akuzojë vëllanë për diçka që s’e ka bërë.
11. Ta zgjedhë kohën e përshtatshme për këshillë.
12. Ai që këshillon, të veprojë sipas asaj që këshillon dhe të largohet nga ajo që i ndalon të tjerët.
Përktheu dhe përshtati: Burim Koçinaj

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0