Pyetje:Si do të jetë në Momentet e para në Xhennet?

Homepyetje

Pyetje:Si do të jetë në Momentet e para në Xhennet?

Momentet e para në Xhennet do jenë shumë të mrekullueshme. Kur të shohim lumenjtë dhe pallatet e xhennetit, bimët dhe pemët, arin, margarit

Pyetje:A lejohet te vizatohen duart me këna me modele të ndryshme?
Pyetje:A ja vlen kriptovalutat (BITCOIN) ti lëmë Vakëf?
PYETJE | Hoxhë, si ta luftoj shikimin në haram?!

Momentet e para në Xhennet do jenë shumë të mrekullueshme.

Kur të shohim lumenjtë dhe pallatet e xhennetit, bimët dhe pemët, arin, margaritarët dhe mëndafshin. Kur të takojmë të dashurit tanë që kanë ndërruar jetë dhe nuk i kemi parë me vite. Kur djali i dëgjueshëm e takon nënën e vet dhe babai dashamirës takon vajzën e tij, e kur prindërit takojnë djalin që ka vdekur para tyre.

Kur të shohim tërësisht të shëruar atë që në tokë ka vuajtur gjatë nga sëmundja, të shohim të lumtur atë që ka qenë i pafat, kur të shohim se si plakut i është kthyer rinia dhe si plaka është bërë përsëri një vajzë e re. Kur të takojmë të dërguarit e Zotit, kur t’ju japim selam sahabëve, kur të njoftohemi me dijetarët më të mëdhenj të ummetit, kur të takojmë luftëtarët dhe dëshmorët, kur të shohim melaqet me sytë tona.

Kur të na thuhet: “Ky është Ebu Bekri, a ai që afrohet është Omer ibn Hattab, ai që qëndron nën hije është Halid ibn Velidi, ndërsa zëri i mrekullueshëm që e dëgjojmë duke madhëruar Allahun është i të dërguarit Daud a.s” Dhe kur më në fund të takohemi me të dërguarin e dashur, me Muhammedin s.a.v.s Kur të shohim shokët e shpellës së As-habul-uhdud, e të shohim besimtarët e familjes së faraonit, e Dhul-Karnejnin. Kur të na thuhet: “Ky është sahabi dhe bartësi i haditheve, Ebu Hurejra, a ky është komentatori i Kur’anit Abdullah ibn Abbas” Kur të shohim Allahun, ashtu siç shohim hënën e plotë dhe ndërmjet nesh dhe Allahut nuk do ketë asnjë perde e as pengesë. Ah si do të jetë ai moment i parë i qëndrimit në Xhennet!?

Kur të përfundojë çdo punë dhe mundim, kur të mbarojnë njerëzit me diskutimet, kur të largohemi nga bota e dyftyrësisë, mallëngjimit, luftërave dhe urrejtjes. Kur të zhduken brengat, problemet, flokët e bardha, kockat e shembura, shtrëngimet e gjoksit, barnat, aparatet dhe barnat qetësues. Ah, si do të jetë ai moment i jonë i shikimit të Allahut xh.sh, dhe kur të na thotë “Jam i kënaqur me ju dhe kurrë nuk do zemërohem me ju”.

Në të vërtetë, Xhenneti e meriton të mundohemi dhe të përpiqemi, në qoftë se do Zoti, ta meritojmë atë dhe të jemi banorë në të.

Malli i Zotit është i shtrenjtë, malli i Zotit është Xhenneti. E lusim Allahun që neve, prindërve dhe fëmijëve tanë të na bëjë të denjë për mëshirën e Tij, faljen dhe Xhennetin e përjetshëm. Amin! Shkroi: Dr. Ratib Nabulsi E huazuar

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1