Pyetje:Nëse gruaja merr iniciativën për pajtim me burrin, a ka shpërblim të madh tek Allahu?

HomeShëndetësi

Pyetje:Nëse gruaja merr iniciativën për pajtim me burrin, a ka shpërblim të madh tek Allahu?

Këshillë bashkëshortore Nëse gruaja merr iniciativën për pajtim me burrin (d.m.th. nëse ndodhë të kenë fjalosje), ka shpërblim të madh tek

Një gotë me qumësht dhe mjalt në bark të zbrazët ,këshilla profetike
Mos e beni kete Gabim..!? Nese ju e mbani urinën per nje kohe te gjatë, ja cfare i ndodh veshkave..!?
Si ta kapërceni një ftohje në mënyrë të shpejtë dhe pa ilaçe?

Këshillë bashkëshortore

Nëse gruaja merr iniciativën për pajtim me burrin (d.m.th. nëse ndodhë të kenë fjalosje), ka shpërblim të madh tek Allahu. Duhet të mundohen që situatat e hidhërimit mes bashkëshortëve të mbarojnë sa më shpejt (të mos zgjasin), ngase sa më shumë që zgjasin aq më shumë shtohet zemërimi, hidhërimi, pastaj paragjykimet etj.

Është obligim në Islam që rrugët të cilat çojnë në prishje mes raporteve, të shkëputen, sepse sa më shumë që zgjaten forcohen dhe shejtani depërton më shumë duke nxitur ngatërresa ndërmjet tyre. Shejtani ka qëllim që të bëjë ngatërresa mes bashkëshortëve. Iblisi e afron ushtarin e tij, e ngrit lartë, i cili vjen e i thotë:

“Nuk i jam ndarë filanit (duke e nxitur me provokime e ngatërresa në mes) derisa e kam ndarë nga gruaja tij.” Meqë qenka ky qëllim i shejtanit, atëherë qëllimi i bashkëshortëve duhet të jetë që të mos lejojnë prishjen e rrënimin e raportit mes veti.

Nëse ndodhë të kenë fjalosje, duhet të shpejtojnë për ta përmirësuar, duke mos e lënë të “trashet” çështja, ngase sa më shumë që vonohet përmirësimi, është më i vështirë pastaj.

Dijetarët kanë përmendur se gruaja e burri duhet të jenë sikurse uji e zjarri, në kuptimin kur ka fjalosje, që d.m.th.: nëse njëri është zjarri atëherë tjetri duhet të jetë uji që se shuan zjarrin e nervozes dhe zemërimit. Nëse nuk veprojnë kështu atëherë raporti përkeqësohet. Duke mos pasur për qëllim ruajtjen e raporteve ndërmjet veti, ky raport shkon duke u përkeqësuar.
Hoxhë Lulzim Perçuku – Derset live.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0