Pyetje:Në çfarë kohe preferohet të falet namazi i istihares?

HomeUncategorized

Pyetje:Në çfarë kohe preferohet të falet namazi i istihares?

Pyetja: Në çfarë kohe preferohet të falet namazi i istihares? *** Përgjigjja: Namazi i istihares nuk falet për gjërat që janë obli

NAMAZI I NATËS!
NASA, bazë sekrete në Hënë?
Pyetje:A duhet të bëjë më shumë tavaf apo më shumë namaz në Qabe?!

Pyetja:

Në çfarë kohe preferohet të falet namazi i istihares?

***

Përgjigjja:

Namazi i istihares nuk falet për gjërat që janë obligim për t’i vepruar apo janë të ndaluara. Por falet për gjërat e lejuara (mubah) apo ato të preferuara, por duke kërkuar mënyrën dhe kohën e duhur e jo vlerësimin e veprës, të cilën Sheriati e ka parapëlqyer.

Namazi i istihares është namaz i cili falet kur je mes dy alternativa apo zgjedhjeve dhe i lutesh Allahu për të orientuar kah hairi. Është namaz sunet, kurse lutja bëhet pas selamit siç është transmetuar për këtë në hadith. [1]

Xhabiri, (Allahu qoftë i kënaqur me të!), thotë: “Na e mësonte i Dërguari ﷺ istiharen në çdo gjë për çdo gjë ashtu siç na e mësonte ndonjë sure prej Kur’anit dhe thoshte: “Kur mendon dikush nga ju të bëj diç, le t’i falë dy rekate jo farz, dhe le të thotë: “O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko! E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!” [2]

Mënyra e faljes së saj është kështu: Të falën dy rekate si namazet tjera nafile, në çdo rekat e lexon suren e el Fatiha dhe sipas sunetit në rekatin e parë e lexon suren el Kafirun, ndërsa në rekatin e dytë suren el Ihlas (kulhuwell-llahu ehad), pastaj pas selamit i ngrit duart dhe lutet me atë që është transmetuar në lidhje me ketë, kurse transkriptimi i lutjes është: “Allahumme in-ni estehiruke bi ilmike. Ue estakdiruke bi kudretike, ue es’eluke min fadlikel-adhim. Fe inneke takdiru ue la akdiru, ue ta’lemu ue la a’lemu, ue ente ‘al-lamul-gujub. Allahumme, in kunte ta’lamu enne hadhel emru (emerton atë që ke nevojë) hajrun li fi dini ue ma’ashi ue akibeti emri ue ‘axhilihi ue axhilihi fakdirhu li ue jes-sirhu li thumme barik li fihi.

Ue in kunte ta’ëlemu en-ne hadhel emru sherrun li fi dini ue me’ashi ue akibeti amri ue ‘axhilihi ue axhilihi fasrifhu anni uesrifni anhu uakdir li al-hajre haithu kana thum-ma ardini bihi.”
Kuptimi i saj në gjuhën shqipe

O Zot, me diturinë Tënde kërkoj të mirën! Kërkoj ndihmë prej fuqisë Sate, kërkoj prej të mirave të Tua të shumta, sepse Ti je i Gjithëfuqishëm e unë jam i dobët, Ti di çdo gjë e unë nuk di, Ti je Ai që i di të fshehtat. O Zot, nëse kjo punë e imja (emërton këtu dëshirën, hallin, etj.) është mirësi për fenë dhe jetën time, për kohën e tashme dhe të ardhmen, bëj të mundshme që të realizohet, lehtëso dhe beko!
E nëse kjo punë është e dëmshme për fenë dhe jetën time, për të tashmen të ardhmen dhe për në ahiret, largoje prej meje dhe më largo mua nga ajo, më përcakto hairin kudo qoftë, pastaj më bëj të kënaqur me të!”

Namazi i istihares është e urrejtur të falen në kohën kur është i ndaluar falja e namazit, në lindjen e diellit dhe pas ikindisë deri në aksham.

Ibn Tejmijeh, ka thënë: “Në namazin e Istihares ka bereqet që nuk e din askush pos Allahut.” [3]
Dr. Shefqet Krasniqi

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0