Pyetje:Me çfarë fjalë të bashkëshortëve prishet nikahu-fejesa?

Homepyetje

Pyetje:Me çfarë fjalë të bashkëshortëve prishet nikahu-fejesa?

Pyetja: Me çfarë fjalë të bashkëshortëve prishet niqahu-fejesa? *** Përgjigjja: Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e

Pyetje:A e përfshinë gjithë idhujtarinë vetëm statujat?
Pyetje:A e dini: Pse qan fëmija i porsalindur?
Pyetje:Pse është krijuar Iblisi?

Pyetja:

Me çfarë fjalë të bashkëshortëve prishet niqahu-fejesa?
***

Përgjigjja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen e tij, mbi shokët e tij dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit!

Në pyetje është përmendur nikahu dhe fejesa sikur sinonime që nënkuptojnë njëra tjetrën. Kurse e sakta është se fejesa është diçka tjetër dhe nikahu është diçka tjetër. Në një përgjigje të mëhershme kemi sqaruar këtë dallim. Andaj mund të ktheheni atje të kuptoni dallimin:

Kurse sa i përket fjalëve me të cilat bëhet prishja e fejesës në Islam themi se përderisa fejesa nuk është martesë, por është premtim për martesë, atëherë sipas mendimit të juristëve islamë, i fejuari apo e fejuara lejohet të heqin dorë nga fejesa pa ndonjë komplikim. Andaj edhe nuk ka ndonjë shprehje specifike me të cilën realizohet prishja e fejesës.

Në anën tjetër nikahu është akti i kurorëzimit me anë të së cilës palët deklarohen se pranojnë njëri-tjetrin për burrë e grua. Kjo realizohet në prani të dëshmitarëve, përgjegjësit të gruas dhe duke caktuar mehrin. Andaj kontrata martesore, për dallim nga fejesa është hapi i fundit, pas të cilit burri e gruaja futen në jetën bashkëshortore, duke i pasur parasysh të drejtat dhe detyrimet e ndërsjella. Për këtë arsye prishja e aktit të martesës, ka rregulla e dispozita të posaçme. Nga këto dispozita është fakti se të drejtën e divorcit fillimisht e ka në dorë burri dhe ai e ka obligim të ketë kujdes se si po sillet në shprehjet dhe fjalët që i përdor me gruan në lidhje me martesën e tyre. Pasi shprehjet e pamatura mund ta shpijnë në divorc.

Fjalët dhe frazat me të cilat realizohet divorci janë dy lloje: të drejtpërdrejta dhe të nënkuptuara.

– Shprehje të drejtpërdrejta janë ato që kuptohen qartë sapo të shqiptohen, sikurse kur burri i thotë gruas: “Ti je e lëshuar”, ose “Po të jap divorcin”, ose “Ti je e ndarë nga unë”, etj.

– Kurse shprehje të nënkuptuara janë ato që mund të nënkuptojnë divorcin, por gjithashtu mund të kenë edhe kuptim tjetër përveç divorcit, sikurse kur burri i thotë gruas: “Je e larguar nga unë”, ose “Shko në shtëpi të prindërve tuaj”, ose “Nuk dua të shoh”, etj. Këto shprehje mund të kenë kuptimin e divorcit, por mund të kenë edhe kuptime tjera përveç divorcit.

Shkurorëzimi i shprehur me fjalë të qarta është i vlefshëm pa marrë parasysh qëllimin e burrit. Kjo pasi fjalët janë të drejtpërdrejta dhe shprehin kuptimin e qartë. Kurse fjalët e nënkuptuara të divorcin janë të vlefshme vetëm nëse burri vërteton se qëllimi i tij ishte divorci e jo diç tjetër.

Alaudin Abazi
Pergjigje.net

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0