Pyetje:Kush ishte i pari që e ndërtoi Qaben?

Homepyetje

Pyetje:Kush ishte i pari që e ndërtoi Qaben?

Pyetja: Kush ishte i pari që e ndërtoi Qaben? *** Përgjigja: Nuk kemi ndonjë argument të qartë të na tregojë se Qabja ka qenë e nd

Si te zgjidhesh cdo problem dhe te gjesh rrugedalje?
Pyetje:Çfarë lutje duhet të themi për mbrojtjen e fëmijëve?
Pyetje:Kujt duhet dhënë Zekatin?

Pyetja:

Kush ishte i pari që e ndërtoi Qaben?

***

Përgjigja:

Nuk kemi ndonjë argument të qartë të na tregojë se Qabja ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit -alejhi selam-, porse janë transmetuar disa fjalë nga të parët tanë të mirë (es-selefu salih) të cilët i kanë marrë nga pasuesit e Librit (Çifutët e të Krishterët) se Qabja ka qenë e ndërtuar që në kohën e Ademit alejhi selam e më pas u rrënua, e pastaj e rindërtoi Ibrahimi alejhi selam me urdhër nga Zoti i Lartësuar.

Ibn Kethiri ka thënë:

“Nuk është transmetuar ndonjë argument i saktë që Qabeja ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit, alejhi selam. Ata që argumentohen me ajetin “vendi i shtëpisë (Qabesë)” se ka qenë e ndërtuar para Ibrahimit, në këtë ajet nuk ka argumet të qartë, sepse qëllimi është vendi i përcaktuar në diturinë e Allahut, i miratuar në caktimin e Tij dhe i madhëruar nga të dërguarit e Tij, prej Ademit e deri në kohën e Ibrahimit.” [1]
Ne kemi përmendur më parë se Ademi i vendosi (Qabesë) një kupolë dhe se melaiket i thanë atij: Ne kemi bërë tavaf para teje rreth kësaj Shtëpie. Dhe se anija (e Nuhut) është sjellë rreth saj (Qabesë) dyzet ditë, e gjëra të ngjashme me këto, porse të gjitha këto tregime janë nga pasuesit e Librit (çifutët e të krishterët) dhe ne kemi thënë për lajmet e tyre, se këto lajme as nuk i besojmë e as nuk i mohojmë, ndaj nuk mund të merren si argumente këto tregime, e nëse këto lajme bien ndesh me të vërtetën atëhere janë të refuzuara.

[Komisioni i përhershëm për studime akademike dhe fetva]

Përshtati: Ylli Rama

————————

[1] El Bidajetu ue Nihajetu

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0