Pyetje:Kush është Dexhalli?

Homepyetje

Pyetje:Kush është Dexhalli?

Pyetja: Kush është Dexhalli? *** Përgjigjja: Dexhalli është një krijesë e Zotit, që Zoti do ta sjellë si sprovë në tokë për njerëz

A lejohet martesa me një femër e cila nuk falë namaz?
Kah duhet drejtuar për të falur namazin kur jemi në udhëtim ajëror
Xhindet besimtarë a kanë pamje të bukur?

Pyetja:

Kush është Dexhalli?

***

Përgjigjja:

Dexhalli është një krijesë e Zotit, që Zoti do ta sjellë si sprovë në tokë për njerëzit. Normalisht është të bijëve të Ademit, pra do të jetë një njeri mirëpo në një moment të caktuar Zoti do ta kthejë këtë njeri në sprovë. Ky do të jetë magjistar, si fillim, pastaj do të pretendoj se është profet. Dhe më pas do të pretendoj se është vetë Zoti.

Mirëpo Allahu për t’i sprovuar njerëzit me Dexhallin dhe për të dal në pah besimtari i vërtetë, do t’i jap Dexhallit disa “mrekulli”, që janë mashtrim për të. Për këtë arsye në një moment të caktuar ai (Dexhalli) do të i urdhëroj qiellit të bie shi, dhe do të zbres shi. Në një moment të caktuar do urdhëroj tokën që të nxjerrë thesare, dhe do të dalin thesaret. E kështu me radhë do të i sprovoj njerëzit.

Profeti ﷺ thotë: “Ai (Dexhalli) nuk është gjë tjetër veçse mashtrues dhe në ballin e tij e ka të shkruar ‘Qafir’ (mohues). Çdo besimtar do të mund ta lexoj, edhe nëse është lexues edhe nëse është analfabet.”

Pra Zoti çdo besimtari do të ia jap mundësinë që ta lexoj se ai është mohues, ai është qafir (kafir/jobesimtar). Dhe normalisht besimtarët nuk do t’i binden. Profeti ﷺ thotë: “Ai (Dexhalli) do të ketë me vete zjarr dhe një lumë. Lumi i tij është zjarri i Zotit, dhe zjarri i tij është parajsa e Zotit.”

Madje Profeti ﷺ ka thënë: “Nuk ka sprovë më të madhe për popullin tim se sa sprova e Dexhallit.” Thotë Profeti ﷺ: “Çdo profet i ka tërhequr vërejtjen popullit të tij nga sprova e Dexhallit, dhe unë iu tërheq vërejtjen juve, se padyshim ai do të ndodhë në kohën tuaj.”

Për këtë aryse edhe Profeti ﷺ në fund të çdo namazit lutej duke thënë: “O Allah, më ruaj mua dhe më mbroj nga fitneja, nga sprova e Mesiut/Dexhallit.”

Imam dr. Ahmed Kalaja

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0