Pyetje:Kur rekomandohet të ripërtrihet abdesi?

HomeUncategorized

Pyetje:Kur rekomandohet të ripërtrihet abdesi?

Pyetja: A mund të marr abdes njërin pas tjetrit, duke kërkuar shpërblim më të madh, sepse kam dëgjuar se kjo është e papëlqyeshme (mekruh)?

NAMAZI I NATËS!
Pyetje:Si të veprojmë që Islami të zërë vend në zemrat e njerëzve?
Muhamedi alejhi selam ka thene:Kjo eshte lutja me e mire:

Pyetja:

A mund të marr abdes njërin pas tjetrit, duke kërkuar shpërblim më të madh, sepse kam dëgjuar se kjo është e papëlqyeshme (mekruh)?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Së pari:

Është sunet të ripërtërihet abdesi edhe kur ende ka abdes, sipas shumicës së dijetarëve, duke përfshirë edhe katër imamët. Kjo tregohet nga një numër hadithesh, duke përfshirë këto:

Transmetohet nga Enes ibn Maliku (Allahu qoftë i kënaqur me të), i cili ka thënë: Pejgamberi ﷺ merrte abdes për çdo namaz. [1]

Neveviu ka thënë: Shokët tanë janë pajtuar se rekomandohet ripërtëritja e abdesit, që do të thotë kur abdesi i një personi është ende i vlefshëm dhe ai merr abdes përsëri pa e prishur abdesin e tij. [2]

Së dyti:

Kur rekomandohet rinovimi i abdesit?

Ka disa pikëpamje të dijetarëve. Neveviu ka thënë: “Mendimi më i saktë në medhhebin tonë është: (rekomandohet ta zëvendsojë abdesin) Nëse është falur me abdesin e parë, qoftë namazi farz apo zëvendësues.”

Shejh Ibn Uthejmin ka thënë: “Përtëritja e abdesit mund të jetë sunet, nëse personi falet me abdes që ka bërë më parë. Nëse ai është falur me abdesin që ka bërë më parë, atëherë i rekomandohet që të marrë abdes përsëri për namazin tjetër.” [3]

Për shembull, dikush ka marrë abdes për namazin e drekës dhe ka falur drekën, pastaj ka ardhur koha e ikindisë dhe ai është ende në gjendje të pastër. Në atë rast, është sunet që ai të marr abdes të ri, sepse ai tashmë është falur me abdesin e mëparshëm. Pra, ripërtëritja e abdesit për ikindinë është diçka e rekomanduar/pëlqyeshme. Nëse ai nuk është falur me të, që do të thotë se ka marrë abdes për namazin e ikindisë para se të fillojë koha e namazit, dhe nuk është falur me këtë abdes, atëherë kur është dhënë ezani për ikindi ai e ka përtërirë këtë abdes, kjo nuk është përshkruar, sepse ai nuk është falur me abdesin e parë.

Dhe Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 3