Pyetje:Ç’kuptim kanë fjalët “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel”?

Homepyetje

Pyetje:Ç’kuptim kanë fjalët “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel”?

Pyetja: 1. Çfarë kuptimi kanë fjalët: “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel”? 2. Kam dëgjuar se Zoti rri mbi Arsh, por çka është Arshi?

A lejohet sharja ose mallkimi e semundjes?!
Pyetje:A është i vërtetë hadithi: ”E lejuara më e urryer tek Allahu, është divorci”?
Pyetje:Pse askush nuk mund të dalë jashtë tokës pos vullnetit dhe dëshirës së Allahut?

Pyetja:

1. Çfarë kuptimi kanë fjalët: “Allahu teala dhe Allahu aze ve xhel”?
2. Kam dëgjuar se Zoti rri mbi Arsh, por çka është Arshi?

***

Përgjigja:

Falënderimet i takojnë Allahut, paqja dhe bekimet e Tij qofshin mbi të Dërguarin e Tij Muhamed, mbi familjen, mbi shokët dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij deri në Ditën e Gjykimit.

1. Fjalët të cilat zakonisht i bashkëngjiten emrit të Allahut, si: “Allahu Teala” dhe “Allahu Azze ve Xhel”, janë cilësi të Allahut të Lartësuar që tregojnë madhërimin dhe shenjtërimin e Allahut. Domethënia e “Teala” është “Madhështor”, “i Ngritur”, kurse “Azze ve Xhel” janë dy cilësi “Azze”, “i Plotfuqishëm” dhe ‘Xhel-le” do të thotë: “i Madhëruar” dhe “i Lartësuar”.

2. Arshi është nga gjërat më të mëdha që Allahu i Lartësuar ka krijuar. Ai në Kuran thotë: “Ai është Zot i Arshit të madh!” (Teube: 129). Arshi është mbi qiejt dhe si vërtetohet në hadithe të sakta, është gjithashtu mbi xhenet. I Dërguari i Allahut ﷺ, ka thënë: “Kur ta lusni Allahun për xhenetin, atëherë luteni për Firdevsul ala (shkalla më e lartë e xhenetit), pasi ajo është më e larta e xhenetit, është në mes të xhenetit dhe kulmi i tij është Arshi i Mëshiruesit (Allahut).” [1]
Ekzistojnë disa hadithe që vërtetojnë madhërinë dhe gjerësinë e Arshit, por nga pamundësia që të zgjerohemi me këtë rast do të mjaftohemi me kaq. Allahu e di më së miri!

Alaudin Abazi

———————

[1] Buhariu

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0