Pyetje:Cili është shpërblimi për edukimin ndaj vajzave?

Homepyetje

Pyetje:Cili është shpërblimi për edukimin ndaj vajzave?

Pyetja: Cili është shpërblimi për edukimin ndaj vajzave? *** Përgjigjja: Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut

Pyetje:A duhet ta puthësh Kuranin?
Si të kesh një shtëpi të qetë dhe të rehatshme larg grindjeve bashkëshortore?
Si të garojmë për vepra të mira dhe të ua duamë të mirën të tjerëve?

Pyetja:

Cili është shpërblimi për edukimin ndaj vajzave?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut. Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi Muhamedin, të Dërguarin e Tij, ﷺ.

I Dërguari i Allahut, ﷺ, ka thënë: “Kush i posedon tre vajza dhe është i butë ndaj tyre, i furnizon ato, i edukon ato dhe i marton ato, do t’i bëhet atij obligim hyrja në Xhenet.” E pyetën njerëzit: O i Dërguar i Allahut! E nëse i ka dikush vetëm dy vajza? Pejgamberi ﷺ tha: Po, kjo vlen edhe për atë i cili posedon vetëm dy vajza. Disa njerëz thanë: Sigurisht se po ta pyesnim edhe për atë që posedon vetëm një vajzë, i Dërguari i Allahut do të thonte, se kjo gjë vlen edhe për atë i cili posedon edhe vetëm një vajzë.” [1]

Imam Zuhriu ka thënë: Kush ka një vajzë për të cilën kujdeset mirë, ajo do ta fusë në Xhennet. Kush ka dy vajza, ndaj të cilave sillet mirë duke shpresuar në shpërblimin e Allahut, do ta mbrojnë nga zjarri. Ndërsa për atë që i ka tre vajza (me të cilat sillet mirë) kanë thënë se nuk e ka obligim xhihadin dhe as sadakanë. [2]

Shejh Ibn Baz thoshte: Bamirësia ndaj vajzave është duke i edukuar me edukatë islame, duke i mësuar e rritur në të vërtetën dhe duke qenë i përkushtuar që jenë të moralshme e të dëlira. Po ashtu duke i larguar nga gjërat që i ka ndaluar Allahu, si lakuriqësia etj. Kështu duhet të jetë edhe edukimi i motrave dhe djemve, në mënyrë që të gjithë të rriten e të edukohen në bindje ndaj Allahut dhe të Dërguarit ﷺ, në largim nga haramet dhe në zbatim të së drejtës së Tij. Së këtejmi na bëhet e ditur se qëllimi nuk është që t’u bëjmë mirë vetëm duke i ushqyer e veshur, por diçka më e lartë se kjo.

Dr. Shefqet Krasniqi

————————–

[1] Ahmedi dhe Taberani

[2] Ibn Ebi Dunja, “El-ijal”, fq. 93

Shpjegim: pjesa “nuk e ka obligim xhihadin dhe as sadakanë” nuk nënkupton aspektin normativ, por aspektin e fitimit të shpërblimit.

[3] Mexhmu’u Fetaua, 4/377

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0