Pyetje:cilat janë sunetet para dhe pas namazit te Xhumase?!

Homepyetje

Pyetje:cilat janë sunetet para dhe pas namazit te Xhumase?!

❓Pyetje: Selam alejkum. 1- a ka synete dreka ne diten e xhuma domethen kur thirret ezani shum prej xhematit falin 4 synetet e drekes. ❓Pyet

Si e fal namazin ai qe eshte i se’mure?
Pyetje:A pranohet namazi ku ke papasterti ne rrobe?
A mund të na i tregoni disa mrekulli të Kuranit?

❓Pyetje: Selam alejkum. 1- a ka synete dreka ne diten e xhuma domethen kur thirret ezani shum prej xhematit falin 4 synetet e drekes.

❓Pyetje: Selam alejkum.
1- a ka synete dreka ne diten e xhuma domethen kur thirret ezani shum prej xhematit falin 4 synetet e drekes un nuk I fal pasi shum kam degjuar te thon qe kur shkon me e fal xhuman nuk falen synetet para xhumas. Un dua ta di me argument pasi nuk dua te gaboj ne namaz?
2- po pas namazit te xhumase?

📌Pergjigje nga Adelina Kuçana:

Ue alejkum selam!
1- Nese je ne xhami diten e xhuma, namazi qe do te falesh do te jete namazi i xhumase dhe degjimi i hutbes se dites se xhuma dhe nuk quhet ne kete rast namaz dreke. Pra nese je ne xhami diten e xhuma nuk fal me namaz dreke, por  fal namazin e xhumase.

Nuk ka ndonjë arg

ument të saktë që të vërtetojë ekzistencën e suneteve para farzit të xhumasë, për atë që falet nē xhami ditēn e xhuma, por  përgjithësisht falja e nafileve (në mënyrë të përgjithshme)  para farzit të xhumasë është e ligjëruar me argumente, nder to permendim hadithin e Profetit – salallahu alejhi ue selem – ku thotë:
“Kush lahet në ditën e xhumasë, vesh nga rrobet më të mira, lyhet me erën më të mirë ( kjo eshte e veçante per burrat, sepse gruaja e ka te ndaluar qe te lyhet me ere te mire kur del nga shtepia e saj) që ka e pastaj vjen (në xhami) në namazin e xhumasë, nuk kalon përmes qafave të njerëzve, fal aq sa t’ i ketë caktuar Allahu dhe rri në qetësi kur prezanton imami e derisa të mbarojë namazin, do të jetë falje për të ndërmjet dy xhumave dhe xhumasë para saj.” (Trasmeton Ebu Daudi, e saktësoi Albani)
Pra nuk falen sunete para farzit, por falen nafile ne menyre te pergjithshme pa percaktim.

….

Ndersa nese je ne shtepi do te falesh namazin e drekes ashtu siç  çdo dite tjeter. Namazin e xhumasē e falin  vetēm ato që prezantojnē në xhami ditën e xhuma, ndërsa ato që nuk vejnë në xhami falin nazin e drekës.

2- Ndersa sunetet pas namazit te xhumase kane ardhur trasmetime qe jane kater, ashtu siç thotë Profeti -salallahualejhi ue selem – :
“Kushdo që do të falet pas xhumasë, le të falë katër rekate.” (Muslimi)
Ky sunet, katër rekate, në mënyrë të përgjithshem….
Lajmripress

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0