Pyetja: Cila është rëndësia e shpërndarjes të selam-it? *** Përgjigjja: Selami është fjala përshëndetëse mes banorëve të xhenetit
Pyetja:





Cila është rëndësia e shpërndarjes të selam-it?
***
Përgjigjja:
Selami është fjala përshëndetëse mes banorëve të xhenetit dhe vlerat e kësaj përshëndetje janë të mëdha e të shumta.
Pejgamberi ﷺ ka thënë: “O njerëz, përhapeni selamin, jepni ushqim, mbani lidhjet familjare, faluni kur njerëzit flenë, do të hyni në Xhennet me selam.” [1]
Përcillet nga Ebu Hurejra se Pejgamberi ﷺ ka thënë: A doni t’ju udhëzoj për diçka që, nëse i përmbaheni, do të duheni në mes veti? Atëherë jepni ndërmjet veti selam. [2]
Ai i bekuar, ﷺ po ashtu ka thënë: “Jehudët nuk ju urrejnë për asgjë më shumë sesa kur ju jepni selam (mes vete) dhe kur thuani “Amin” (Thënia “Amin” pas leximit të surës Fatiha në namaz).” [3]





Hoxhë Ferid Selimi
—————————-
[1] Tirmidhiu
[2] Muslimi
[3] Ibn Maxhe
COMMENTS