Pyetje:Ai që ka borxhe, a duhet ta kryejë haxhin?

Homepyetje

Pyetje:Ai që ka borxhe, a duhet ta kryejë haxhin?

Pyetja: Ai që ka borxhe, a duhet ta kryejë haxhin? *** Përgjigjja: Nëse njeriu ka aq borxhe, saqë ia mbulojnë të gjithë pasurinë,

Pyetje:Si mund të mbrohemi nga rreziqet që vijnë prej pasioneve të jetës e të rinisë?
Pyetje:A lejohet kamata per te blere shtepi per te jetuar, pasi qe eshte e pamundur me ble shtepi me para ne dore ne vende te huaja?
Pyetje:Pse femrat varrosen më thellë se meshkujt në varr?

Pyetja:

Ai që ka borxhe, a duhet ta kryejë haxhin?

***

Përgjigjja:

Nëse njeriu ka aq borxhe, saqë ia mbulojnë të gjithë pasurinë, atëherë nuk e ka detyrim haxhin. Allahu e ka bërë haxhin detyrim për atë që ka mundësi dhe ka thënë:

“Për hir të Allahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është detyrim për atë që ka mundësi udhëtimi tek ajo.” (Al Imran, 97)

Pra, ai që ka aq borxhe saqë ia mbulojnë tërë pasurinë, nuk llogaritet i mundshëm për haxh. Ai e ka detyrim t’i lajë borxhet, e pastaj nëse i mundësohet le ta kryejë haxhin.
Por nëse borxhi është më pak sesa pasuria që zotëron ky dhe të ketë një sasi për të kryer haxhin pasi të lajë borxhin, në këtë rast e lanë borxhin e pastaj mund të kryejë haxhin, qoftë ai haxh farz apo vullnetar. Vetëm se për haxh farz duhet të nxitojë që ta kryejë, ndërsa haxhin vullentar nëse do e kryen, nëse do nuk e kryen dhe nuk ka mëkat.

 

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0