Pyetje:A të qëndroj në këtë xhemat apo të largohem?

Homepyetje

Pyetje:A të qëndroj në këtë xhemat apo të largohem?

Pyetja::::: Unë jam pjesëtar i xhematit të davetit dhe tebligëve. Kam dëgjuar se në këtë xhemat janë prezente disa gabime e lëshime. Çfarë

Në Qoftë Se Dua Të Martohem Apo Fejohem, Por Nuk I Kam Kushtet Mirë. Si Më Këshillon?
Nëse ta plaçkisin shtëpinë bashkë me pasurinë e lënë për zekat, a duhet të japë diçka tjetër në vend të tij?
Pyetje:A është më mirë të themi më shumë se 3 herë në ruku dhe sexhde?

Pyetja:::::

Unë jam pjesëtar i xhematit të davetit dhe tebligëve. Kam dëgjuar se në këtë xhemat janë prezente disa gabime e lëshime. Çfarë këshille mund të më jepni lidhur me këtë çështje? A të qëndroj në këtë xhemat apo të largohem?

***

Përgjigja:

Realiteti tregon se ky xhemat luan një rol të madh në përmirësimin e gjendjes së mbarë njerëzimit. Sa e sa jobesimtarë e kanë pranuar Islamin dhe sa e sa mëkatar i kanë lënë mëkatet si pasojë e punës dhe mundit të pjesëtarëve të këtij xhemati. Ithatarët e këtij xhemati kanë sjellë shumë të mirë dhe janë të stolisur me moral të lartë.

Ata sillen mirë, butësisht, në mënyrë të njerëzisshme dhe u afrohen njerëzve me buzëqeshje dhe fytyrçelur. Këta janë të stolisur edhe me cilësi të tjera të mira me të cilat dallohen ndërmjet njerëzve. Po ashtu, me rastin e thirrjes së të tjerëve në fenë e Allahut, ata përdorin metoda dhe mjete të mira dhe, për këtë, gjithsesi duhet t’i urojmë. Mirëpo, duhet t’u vihen në dukje dy gjëra:

E para: Numri më i madh i ithtarëve të këtij xhemati janë të paditur dhe nuk kanë dituri. Ata i sheh duke u tubuar vetëm rreth një libri të dijetarëve muslimanë, libër për të cilin nuk kemi ndonjë vërejtje dhe për të cilin kemi vetëm fjalë miradije dh të cilin ua preferojmë njerëzve që ta lexojnë. Mirëpo, ata as që lexojnë e as që njohin gjuhë të tjera përveç tij, e ai libër është Rijadus-Salihini. Nuk dua të them aspak që të gjithë pjesëtarët e këtij xhemati janë të paditur dhe se nuk kanë dituri, por them se shumica e tyre janë të atillë. Ata kanë nevojë për një njeri që i mëson dhe që e përhap diturinë e drejtë mes tyre, me qëllim që të thërrasin në fenë e Allahut me argumente të qarta dhe me dituri më të madhe sesa atë që ata kanë për momentin.

E dyta: Kemi dëgjuar se pjesëtarët e këtij xhemati shkojnë nëpër vende të jashtme, me qëllim që atje të vizitojnë disa njerëz që janë përplot me besëtytni dhe të cilët besojnë në legjenda të ndryshme, përralla dhe gjëra të kota. Kemi dëgjuar se pjesëtarët e këtij xhemati nëpër këto shtete, janë njerëz që kanë rënë në besëtytni. Për këtë them se ata kanë nevojë të madhe që dikush t’ua sqarojë devijimet dhe kotësitë në të cilat gjenden. Nuk dëshirojmë që për ta të themi atë që nuk është e vërtetë dhe kërkojmë mbrojten e Allahut prej kësaj, mirëpo deri tek ne kanë ardhur lajme të ndryshme të cilat vërtetojnë në mënyrë kategorike se ithtartë e këtij xhemati kanë në vete bindje kontestuese, që kanë të bëjnë me gjëra të kota, me besëtytni dhe me gjëra të shpifura. Pra, ky moment kontestues është prezent tek ata.

Sa i përket mënyrës në të cilë veprojnë dhe metodat që i praktikojnë, nuk ka kurrfarë dyshimi se ato ndikojnë dhe se arrijnë rezultate të mëdha, për të cilat duhet t’i urojmë.

Mbetet edhe një gjë që ka lidhje me këta vëllezër, e që është kontestuese. Fjala është se ata mendojnë se të gjitha tekstet sheriatike që flasin për vlerën e xhihadit – luftës në rrugën e Allahut, kanë të bëjnë me ata, gjë që është në kundërshtim me atë që e tregojnë ato tekste. Ajetet dhe hadithet që flasin për vlerën e luftës dhe veprimit në rrugën e Allahut, kanë të bëjnë me luftën fizike kundër armiqve e jo me daljen ose largimin nga shtëpia me qëllimin e thirrjes së të tjerëve në fenë e Allahut, edhe pse kjo vepër në kuptimin e përgjithshëm mund të quhet veprim në rrugën e Allahut. Pra, “rruga e Allahut” ka dy kuptime: ai i përgjithshëm dhe ai i veçantë. Të gjitha tekstet sheriatike që flasin për shpërblimet e shehidëve, për vlerën e shpatës dhe për ndarjen e pasurisë me qëllim që të ndihmohet xhihadi të gjitha këto kanë të bëjnë me luftën fizike kundër armiqve, ndërsa Allahu e di më mirë.

Shejh Uthejmini, ‘Zgjimi Islam’

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0