Pyetje:A mund të përshëndetemi me grusht apo me bërryla në rast pandemie?

Homepyetje

Pyetje:A mund të përshëndetemi me grusht apo me bërryla në rast pandemie?

Pyetja: A mund të përshëndetemi me grusht apo me bërryla në rast pandemie? *** Përgjigja: Në përgjithësi, njerëzit janë të prirur

Sa mund të zbulohet një femër para një femreje tjetër?
Pyetje:Çfarë janë hadithet kudsije dhe pse quhen të tilla?
Pyetje:A lejohet leximi i Kuranit apo hyrja në xhami duke qenë i papastër?

Pyetja:

A mund të përshëndetemi me grusht apo me bërryla në rast pandemie?

***

Përgjigja:

Në përgjithësi, njerëzit janë të prirur që kohë pas kohe për shkaqe të caktuara, herë me prapavijë doktrinale, herë si shkak i zhvillimit shoqëror, e herë të tjera si shkak i rrethanave të caktuara, siç është virusi Covid-19, të sajojnë metoda të reja komunikimi, përshëndetje etj. Një gjë e tillë ka ndodhur edhe me rastin e koronës, ku njerëzit fillimisht në Perëndim filluan të përshëndeteshin me grushta, ose me bërryla, më pas një gjë e tillë u bë trend në vende dhe shoqëri të ndryshme.

Ndërsa Feja Islame na ka mësuar, se si duhet të jenë takimet mes muslimanëve, duke dhënë si fillim selam dhe duke u takuar nëpërmjet shtrëngimit të duarve.

Nga Berra ibn Azibi transmetohet, se i Dërguari i Allahut [ﷺ] ka thënë: “Çdo herë që dy muslimanë takohen duke shtrënguar duart e tyre do t’u falen mëkatet para se të ndahen.”
[1]

Në një hadith tjetër profetik, që përcillet nga Abdullah ibn Abasi i Dërguari i Allahut [ﷺ]
ka thënë: “Kur ta takojë muslimani vëllain e tij musliman dhe ia shtrëngon dorën do t’i bien mëkatet sikur bien gjethet e pemëve në dimër.” [2]

Kjo është forma standarde e takimit mes muslimanëve, ndërsa në rastin e përhapjes së sëmundjeve ngjitëse apo të epidemive të ndryshme ka transmetime të ndryshme, që tregojnë se dora nuk jepet për t’u ruajtur nga sëmundje të tilla, siç përcillet nga Profeti (alejhis-salatu ues-selam), se kur i kishin ardhur përfaqësues nga fisi Thekif për t’i dhënë besën për Islamin e tyre njëri nga ata ishte me lebrozë dhe Pejgamberi [ﷺ] i çoi lajm dhe i tha: “Mund të kthehesh, sepse besën ta kemi marrë edhe në këtë formë.” (pra pa u takuar me duar.) [3]

Ndërsa në rastin e epidemisë Covid-19 shumë njerëz e kanë zëvendësuar takimin me dorë duke takuar grushtet e tyre apo bërrylet si formë më e sigurtë për parandalimin e kalimit të epidemisë nga një person te tjetri. Nëse kjo formë takimi nuk është diçka specifike për një popull të caktuar jo-musliman apo e një kategorie të veçantë prej jo-besimtarëve, nuk është e ndaluar as për muslimanët, edhe pse nuk është diçka e preferueshme, sepse muslimanët mund të mjaftohen me selamin, ose duke vënë dorën në zemër siç është traditë e shqiptarëve dhe e shumë muslimanëve në botë.

[1] Ebu Davudi dhe Tirmidhiu
[2] Taberani
[3] Nesaiu nr. 4182

Lidhja e Hoxhallarëve të Shqipërisë

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0