Pyetje:A lejohet themelimi i një faltoreje për të treja fetë bashkë?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet themelimi i një faltoreje për të treja fetë bashkë?

Pyetja: A lejohet përgatitja e një faltoreje të vetme për praktikumin e tre feve bashkë; hebraike, krishtere dhe islame? (pra një faltore q

Pyetje:A lejohet të prejmë kurban për të pasur fëmijë?
Çfarë dallimi ka midis ‘Zotimit’ dhe ‘Betimit’?
Marrja e gjumit në namaz.

Pyetja:

A lejohet përgatitja e një faltoreje të vetme për praktikumin e tre feve bashkë; hebraike, krishtere dhe islame? (pra një faltore që të jetë sinagogë, kishë dhe xhami në të njëjtën kohë)

***

Përgjigjja:

Një gjë e tillë nuk lejohet sepse pjesëmarrja e përbashkët mes tre feve tregon se ajo faltore nuk është themeluar mbi devotshmëri [1] por është themeluar për t’i shoqëruar Allahut shok dhe ortak dhe për të adhuruar tjetër kënd përveç Tij, ndërkohë nuk ka fe tjetër të saktë përveç fesë islame. Për këtë kemi ajetin kuranor ku Allahu i Madhëruar thotë: “Kush kërkon tjetër fe përveç Islamit, nuk do t’i pranohet dhe ai në botën tjetër do të jetë i humbur.” (Ali Imran: 85)

[1] Ka për qëllim ajetin kuranor ku Allahu i Lartësuar thotë: “Ti në atë xhami kurrë mos fal namaz. Ndërsa xhamia e themeluar në përkushtim (ndaj Allahut) që në ditën e parë, pa dyshim që është më e denjë për të falur namaz në të. Aty ka njerëz që duan të pastrohen. Allahu i do ata që pastrohen shpesh.” (Teube: 108)

Komisioni i Përhershëm i Fetvasë, Fetvaja nr. 6364 v.2 fq. 119
Mbretëria e Arabisë Saudite

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 1