Pyetje:A lejohet te vizatohen duart me këna me modele të ndryshme?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet te vizatohen duart me këna me modele të ndryshme?

Autor. Pyetje: Es-selamu Alejkum. Allahu [subhanehu we teala] ju shpërbleft hoxhë i nderuar për punën tuaj. Deshta të di se a lejohet te vi

Pyetje:A është nga mëkatet e mëdha vonesa e namazit farz?
Pyetje:Si ishte xheneti në të cilin banoi Ademi dhe pema të cilën e hëngri?
Nëna na lëndon me fjalë dhe nuk na kërkon falje.

Autor.

Pyetje: Es-selamu Alejkum. Allahu [subhanehu we teala] ju shpërbleft hoxhë i nderuar për punën tuaj. Deshta të di se a lejohet te vizatohen duart me këna me modele të ndryshme (nëse ato duar nuk ti sheh askush prej jomahremëve)?

Përgjigje: Falenderimi i takon Allahut (azzevexhel), ndërsa salavatet dhe selamet qofshin mbi të Dërguarin tonë, Muhamedin (salallahualejhiveselem), mbi familjen dhe mbi shokët e tij.

Zbukurimi i duarve me këna është i lejuar për femrat, nëse:
-Atë zbukurim nuk e sheh askush prej burrave të huaj (jomahremëve),
-Nëse zbukurimi nuk është vizatim i ndonjë prej gjallesave,
-Nëse nuk është vizatim figurash prej të cilave shpresohet të ketë ndonjë dobi apo mbrojtje nga ndonjë dëm i caktuar, dhe
-Nëse nuk vizatohen apo shkruhen ajete të Kur’anit (apo fjalë ku përmendet Allahu, ngase në këtë mënyrë nënçmohet Kur’ani apo emri i Allahut).

Përndryshe, zbukurimet tjera janë të lejuara. Siç ka ardhur në fetvanë e Komisinit të përhershëm se: “Është vërtetuar sipas sunetit se lejohet femra t’i zbukurojë duart e saj me këna, dhe kanë përmendur dijetarët se një gjë e tillë është mustehab (e pëlqyer).

Allahu e di më së miri.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0