Pyetje:A lejohet të pirja e ujit duke qenë në këmbë?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet të pirja e ujit duke qenë në këmbë?

Pyetje: Es selam alejkum. Desha te pyes: Cila eshte e sakta e kesaj se a lejohet apo ndalohet pirja e ujit ne te qendrurit ne kembë? Për

MIRËSITË QË GJENDEN TE SPECI DJEGËS DHE SI TA BËJMË ME PAK DJEGËS?
Pyetje:A ka ndonjë lutje për të larguar mërzinë për një grua që i ka ndërruar jetë burri?
Pyetje:A lejohet Kurbani me qëllim të kërkimit të shërimit?

Pyetje: Es selam alejkum.

Desha te pyes: Cila eshte e sakta e kesaj se a lejohet apo ndalohet pirja e ujit ne te qendrurit ne kembë?

Përgjigje / 6-6-2008

Eshte e vertete se Pejgamberi (salallahu alejhi ue selem) e ka ndaluar pirjen ne kembe, por kane ardhur disa transmetime te tjera te sakta se vete ai (salallahu alejhi ue selem) ka pire ne kembe, dhe mund te bashkohet mes ketyre me fjalen se pirja ne kembe ndalohet me perjashtim te rastit kur ke arsye apo nuk mund te ulesh, si psh nese eshte vendi i ngushte, etj. Ky eshte mendimi i shejh Albanit, te cilin e permend ne “Es Sahiha”, nen hadithin nr. 177, dhe pastaj thote: mendimi i shumices se dijetareve eshte se ky ndalim i permendur ne hadith tregon mospelqim (mekruh) dhe jo haram. Kete ka per qellim edhe fetvaja e Komisionit te fetvave, qe permendet ne pyetje.

Permendim ketu qe nje moter nga Kanadaja na dergoi nje pergjigje rreth kesaj pyetje, Allahu ia shperblefte per mundimin, e cila kishte te bente me nje fetva nga shejh Muhamed iben Salih el Munexhid, perfundimi i te ciles eshte i njejte me kete qe permendem. Allahu eshte Ai qe jep sukses, dhe paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi te derguarin tone, Muhamedin, familjen dhe shoket e tij!

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0