Pyetje:A lejohet të parakalohet imami?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet të parakalohet imami?

Pyetja: A lejohet të parakalohet imami? *** Përgjigjja: Parakalimi i imamit është haram, sepse Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “A nuk ka f

Në Qoftë Se Dua Të Martohem Apo Fejohem, Por Nuk I Kam Kushtet Mirë. Si Më Këshillon?
Pyetje-Pergjigje
Pyetje:Cfare bente profeti Muhamed alejhi selam kur dikush vente hajmali

Pyetja:

A lejohet të parakalohet imami?

***

PĂ«rgjigjja:

Parakalimi i imamit është haram, sepse Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “A nuk ka frikë ai që e çon kokën para imamit, se Allahu mund t’ia shndërrojë kokën në kokë të gomarit, apo t’ia shndërrojë fizionominë në të gomarit.” [1]

Ky hadith është kërcënim për atë që e parakalon imamin, e kërcënimi siç dihet vjen kur lihet ndonjë haram apo ndonjë vaxhib (detyrim).
Po ashtu është vërtetuar se Pejgamberi ﷺ, ka thënë: “Imami është vendosur për t’u pasuar, prandaj kur të marr tekbir, merrni edhe ju, mirëpo mos merrni tekbir para se të marr ai dhe kur të bjer në ruku bini edhe ju, por mos bini para se të bie ai.” [2]

Meqë erdhi fjala, po përmend se xhemati me imamin mund të jenë në katër gjendje gjatë namazit:

1. Parakalim,
2. Barazim,
3. Pasim dhe
4. Vonim.

Parakalimi është kur xhemati fillon me ndonjë lëvizje para imamit, kjo është haram. Saqë nëse ndodh parakalimi në tekbirin fillestar, nuk konsiderohet se ka filluar namazin ky person, kështu që e ka detyrim të përsërisë këtë namaz.

Barazimi është kur i bën lëvizjet baras me imamin, bie në ruku në çastin kur bie ai, bie në sexhde kur bie ai, ngrihet kur ngrihet ai. Aludimi i argumenteve tregon se edhe kjo vepër është e ndaluar, ngase ka thënë Pejgamberi ﷺ:“..mos bini në ruku para se të bie ai.”
Mirëpo disa dijetarë kanë mendimin se kjo është mekruh e jo haram, përveç në tekbirin fillestar, ku nëse merr tekbirin baras me imamin, nuk konsiderohet se ka filluar namazin dhe duhet ta përsërisë.

Pasimi është që t’i bëjë lëvizjet e namazit pasi t’i bëjë imami duke mos u vonuar. Kjo është ajo që kërkohet.

Vonimi është që t’i vonojë lëvizjet e namazit aq sa të konsiderohet se nuk është duke e pasuar imamin, kjo është në kundërshtim me atë që kërkohet.

Shejh Ibn Uthejimin, “Kushtet e fesë” fq. 330

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0