Pyetje:A lejohet të martohem me një katolike dhe secili të jeton me fenë e vet?!

Homepyetje

Pyetje:A lejohet të martohem me një katolike dhe secili të jeton me fenë e vet?!

Pyetja: A mund të martohem me një katolike dhe secili të jeton me fenë e vet?!!!! Përgjigja: Parimisht i lejohet muslimanit të martoh

Pyetje:Çfarë duaje duhet të thuhet kur fëmija qanë?
Çfarë bëhet haram me gjidhënien?
Pse nata është e zezë dhe e errët? Cfarë thotë Allahu në Kur’an?

Pyetja:

A mund të martohem me një katolike dhe secili të jeton me fenë e vet?!!!!

Përgjigja:
Parimisht i lejohet muslimanit të martohet me gratë të krishtere dhe jehude.
Allahu i Madhëruar ka thënë: “..u lejuan për ju ushqimet e mira, edhe ushqimet (të therrurat) e ithtarëve të librit janë të lejuara (hallall) për ju, edhe ushqimet (të therrurat) tuaja janë të lejuara për ta (u janë lejuar). Gratë e ndershme besimtare dhe (gra) të ndershme nga ata të cilëve u është dhënë libri para jush..” (Maide: 5)

Megjithëse martesa në raste të tilla mund të jetë me rrezik për fenë e burrit e sidomos nëse nuk është prej atyre që nuk janë të fortë në fe, e sidomos fëmijëve do t’u kanoset edhe më shumë ky rrezik, sepse zakonisht fëmijët kalojnë më shumë kohë me nënën e tyre. Më e udhës do të ishte që ajo grua ta pranonte islamin dhe kështu me lejen e Zotit do të jetonit të lumtur.

Hoxhë Bekir Halimi…

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0