Pyetje:A lejohet në këtë rast aborti?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet në këtë rast aborti?

Pyetja: Gruaja ime është shtatzënë, në javët e para të shtatzënisë dhe ne kemi dy djem që janë ende të vegjël; njëri është tetëmbëdhjetë mu

Pyetje:A lejohet që femra të falet pa çorape?
Pyetje:A falet namazi i drekës mbas namazit të Xhumasë?
Pyetje:A është e lejuar të flitet në xhami për çështjet e kësaj dynjaje?

Pyetja:

Gruaja ime është shtatzënë, në javët e para të shtatzënisë dhe ne kemi dy djem që janë ende të vegjël; njëri është tetëmbëdhjetë muajsh dhe tjetri shtatë muaj. A i lejohet gruas sime të abortojë për të lënë hapsirë për të pasur sërish fëmijë derisa të rriten dy të vegjlit apo jo?

***

Përgjigjja:

Falënderimi i takon Allahut.

Dijetarët e fikut kanë mendime të ndryshme në lidhje me vendimin e abortit para dyzet ditësh. Një numër i hanefive dhe shafiive dhe disa prej hanbelive janë të mendimit se kjo është e lejuar. Ibn El Humaam ka thënë: “A lejohet ndërprerja e shtatzënisë? Është e lejuar përderisa nuk ka zhvilluar tipare njerëzore. Pastaj ata thanë: Por kjo nuk ndodh vetëm pas njëqind e njëzet ditësh.” [1] Kjo nënkupton se ajo që ata nënkuptuan me zhvillimin e tipareve njerëzore është kur i fryhet shpirti, përndryshe është e gabuar, sepse zhvillimi i tipareve njerëzore mund të shihej para kësaj.

Er-Ramli ka thënë: “Ajo që ka më shumë gjasa të jetë e saktë është se është e ndaluar pasi t’i fryhet shpirti në të gjitha rastet, por lejohet para kësaj.” [2]

Në Hashijat Kaljubi (4/160), thuhet: Lejohet ndërprerja e shtatzënisë, qoftë edhe me përdorimin e ilaçeve, para se të fryhet shpirti në të, për dallim nga mendimi i Gazaliut.

El-Mirdaavi ka thënë: “Lejohet të merret ilaç për të abortuar një nutfah (shqip, pika e spermës; embrioni menjëherë pas ngjizjes).” [3] Ibn el-Xhevzi ka thënë në Ahkaam en-Nisa’: “Është haram.” Thotë në El-Furou‘: “Kuptimi i dukshëm i fjalëve të Ibn ‘Akilit në el-Funun është se lejohet ndërprerja e saj para se të fryhet shpirti në të, dhe ai tha: Ka një argument që e mbështet këtë.”

Malikitë janë të mendimit se në asnjë rast nuk lejohet. Ky është gjithashtu pikëpamja e disa prej hanefive, disa shafiive dhe disa hanbelive. Ed-Derdeer ka thënë: “Nuk lejohet të abortohet embrioni i cili është vendosur në mitër, madje edhe para dyzet ditësh; pasi të jetë fryrë shpirti në të, është e ndaluar sipas konsensusit të dijetarëve.” [4]

Megjithatë, disa nga fukahatë e kufizuan lejimin e abortit në rastet kur ka arsye. Shih: el-Mawsou‘ah el-Fikhijah el-Kuvaitiyyah (2/57).

Kjo është ajo që përmendet në një deklaratë të Këshillit të Dijetarëve të Lartë, teksti i së cilës është si më poshtë:

1. Nuk lejohet ndërprerja e shtatzënisë në asnjë fazë, përveç kur ekziston një arsyetim legjitim për ta bërë këtë, brenda udhëzimeve shumë të ngushta.

2. Nëse shtatzënia është në fazën e parë, e cila është dyzet ditë, dhe ndërprerja e saj do t’i shërbejë një qëllimi të ligjshëm të sheriatit ose do të largojë dëmin, lejohet ndërprerja e saj. Për sa i përket ndërprerjes së tij në këtë fazë nga frika e vështirësive në rritjen e fëmijëve, ose nga frika se mos mund të përballojnë kostot e rritjes dhe edukimit të tyre, ose nga frika për të ardhmen e tyre, ose sepse çifti mendon se ka mjaft fëmijë, kjo gjë nuk lejohet. [5]

Në Fetaua el-Lejneh ed-Da’imah (21/450) thuhet: “Parimi themelor në lidhje me shtatzëninë e një gruaje është se nuk lejohet ndërprerja e saj në asnjë fazë, përveç nëse ekziston një arsyetim legjitim për këtë. Nëse shtatzënia është ende një nutfah (“pikë e spermës”; embrioni menjëherë pas ngjizjes), e cila është dyzet ditë ose më pak, dhe aborti i saj do t’i shërbejë një qëllimi legjitim ose do të shmangë dëmin që pritet t’i ndodhë nënës, atëherë lejohet ndërprerja e tij në atë rast. Kjo nuk përfshin frikën nga vështirësitë në rritjen e fëmijëve ose të pamundësisë për të përballuar shpenzimet ose arsimimin e tyre, ose të menduarit se një numër i caktuar i fëmijëve është i mjaftueshëm, dhe arsyetime të tjera që janë të papranueshme sipas mësimeve islame.”

Por nëse shtatzënia i ka kaluar dyzet ditë, ndalohet ndërprerja e saj, sepse pas dyzet ditësh bëhet alaka, atëherë kur fillon t’i shfaqë tiparet e njeriut, prandaj nuk lejohet ndërprerja e saj pasi të arrijë në këtë fazë. Përveç nëse një komitet mjekësor i besueshëm vendos se vazhdimi i shtatzënisë do të përbëjë rrezik për jetën e nënës dhe ekziston frika se ajo mund të vdesë nëse shtatzënia vazhdon.

Ajo që duket se është rasti në fjalë, është se lejohet aborti i saj para dyzet ditëve, nëse ka nevojë për këtë, duke përfshirë rastin e të paturit e tri shtatzënive të njëpasnjëshme brenda një kohe të shkurtër, sepse të kesh tre shtatzëni në vazhdimësi të shpejtë shkakton vështirësi të jashtëzakonshme për gruan dhe e dobëson atë fizikisht, gjë që mund të prekë vetë fetusin dhe nëna mund të mos jetë në gjendje të kujdeset për tre fëmijët kur ata janë kaq të vegjël.

Dhe Allahu e di më së miri.

Burimi: islamqa.com

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0