Pyetje:A lejohet kamata per te blere shtepi per te jetuar, pasi qe eshte e pamundur me ble shtepi me para ne dore ne vende te huaja?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet kamata per te blere shtepi per te jetuar, pasi qe eshte e pamundur me ble shtepi me para ne dore ne vende te huaja?

PĂ«rgjigje / 01-05-2011 Kamata nuk lejohet ne asnje menyre dhe ajo eshte prej mekateve te medha. Rasti i vetem qe mund te lejohet eshte vete

Cfare kishte pare ne ëndërr Profeti Ibrahim (alejhi selam)?
Pyetje:A është nga mëkatet e mëdha vonesa e namazit farz?
Dhuna në familja si shkak i kujt ndodh?

PĂ«rgjigje / 01-05-2011

Kamata nuk lejohet ne asnje menyre dhe ajo eshte prej mekateve te medha. Rasti i vetem qe mund te lejohet eshte vetem ai kur vihet ne rrezik jeta, qe dmth: ose jeta, ose kamata, atehere merr aq kamate sa per te shpetuar jeten, perndryshe nuk lejohet. Kurse blerja e shtepise nuk eshte e domosdoshme sepse shume lehte mundesh me jetu ne banese me qira. Lexoni ajetet 275-281 te sures el Bekare, qe flasin per kamaten:

Allahu i Madhëruar thotë në Kuran:

2:275. Ata që e hanë kamatën, ata nuk ngrihen ndryshe vetëm se si ngrihet ai çmenduri nga të prekurit e djallit. (Bëjnë) kështu ngase thanë: “Edhe shitblerja nuk është tjetër, por njësoj sikurse edhe kamata”! E All-llahu e ka lejuar shitblerjen, por e ka ndaluar kamatën. Atij që i ka arritur këshillë (udhëzim) prej Zotit të tij dhe është ndalë (prej kamatës), atij i ka takuar e kaluara dhe çështja e saj mbetet te All-llahu, e kush e përsërit (pas ndalimit), ata janë banues të zjarrit, ku do të mbesin përgjithmonë.

2:276. All-llahu e zhduk kamatën dhe e shton lëmoshën, All-llahu nuk e do asnjë besëprerë dhe mëkatar.
2:277. S’ka dyshim se ata që besuan dhe bënë vepra të mira, e falën namazin dhe e dhanë zekatin, ata i pret shpërblim i madh te Zoti i tyre, ata nuk do të kenë kurrfarë frike as brengosje.
2:278. O ju që besuat, kini frikë All-llahun dhe nëse jeni besimtarë të sinqert , hiqni dorë prej asaj që ka mbetur nga kamata.

2:279. E në qoftë se nuk e bëni këtë (nuk heqni dorë nga kamata), atëherë binduni se jeni në konflikt me All-llahun dhe të dërguarin e Tij. E nëse jeni penduar, atëherë juve ju takon kryet e mallit tuaj – askë nuk dëmtoni, e as vetë nuk dëmtoheni.
2:280. Po në qoftë se ai (borxhliu) është në gjendje të vështirë, atëherë bëni një pritje derisa të vijë në një çlirim. E t’ia falni (borxhin) në emër të lëmoshës, ajo, nëse e dini, është shumë më e mirë për ju.

2:281. Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu, dhe secilit njeri i plotësohet ajo që e ka fituar, dhe atyre nuk u bëhet e padrejtë.

Rrugët e paqes.

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0