Pyetja: A lejohet djegia e kufomës? *** Përgjigjja: Kjo kulturë është përhapur në Perëndim dhe si e tillë është haram, pra
Pyetja:





A lejohet djegia e kufomës?
***
Përgjigjja:





Kjo kulturë është përhapur në Perëndim dhe si e tillë është haram, pra assesi nuk lejohet sipas ligjeve islame. Kjo dukuri është çnjerëzore dhe me këtë vepër i shkaktojmë padrejtësi të vdekurit. Kjo nuk lejohet as me ligjet e fesë së krishtere dhe asaj çifute.
I Dërguari i Allahut, ﷺ ka thënë: “Thyerja e eshtrave të të vdekurit është njëjtë me thyerjen e eshtrave të të gjallëve.”
Trupi i muslimanit duhet të mbrohet sa të jetë gjallë po ashtu edhe pas vdekjes.
Dr. Shefqet Krasniqi
COMMENTS