Pyetje:A lejohet bashkimi i namazeve për shkak të shkollës e punës?

Homepyetje

Pyetje:A lejohet bashkimi i namazeve për shkak të shkollës e punës?

Pyetja: A lejohet bashkimi i namazeve për shkak të shkollës e punës? *** Përgjigja: Dijetarët bashkëkohor kanë opinione të ndryshm

Ky eshte ajeti i Kuranit te cilin kur e degjoi Iblis i Mallkuar (shejtani) qau..!?
Pyetje:A lejohet që nusja e re t’ua merr dorën grave?
Pyetje:A lejohet festimi i ditlindjes?!

Pyetja:

A lejohet bashkimi i namazeve për shkak të shkollës e punës?

***

Përgjigja:

Dijetarët bashkëkohor kanë opinione të ndryshme për këtë çështje, si më poshtë:

Opinionin i parë: lejohet bashkimi në rastet kur kohët e namazeve janë pranë ose larg njëri-tjetrit.

Këshilli Evropian i Fetvasë dhe Studimeve e sheh të lejuar bashkimin në mes namazit të akshamit dhe të jacisë, për shkak të kohës së vonshme të kësaj të fundit, ose për shkak të mungesës së shenjës sheriatike, që përcakton hyrjen e kësaj kohe, në periudhën e verës ku koha fillimit të jacisë shkon deri në mesnatë. Ky Këshill është mendimit gjithashtu se, lejohet bashkimi edhe në mes namazit të drekës dhe ikindisë, për shkak të ditës së shkurtër dhe vështirësisë së faljes së secilit në namaz në kohën e tij, për ata punëtorë që ndodhen në institucionet e punës së tyre, me kusht që kjo zgjidhje nuk duhet të praktikohet vetëm se në raste kur është e nevojshme dhe nuk duhet të kthehet në diçka të përhershme. [1]
Sekretari i Përgjithshëm i Asamblesë së Juristëve Muslimanë në Amerikë, siç është publikuar në faqen zyrtare të Asamblesë në Internet, është i mendimit se lejohet falja e namazit të ikindisë në kohën e drekës dhe vonimi i namazit të akshamit në kohën e jacisë, për shkak të kushteve të punës, derisa punëtori të vendoset në një situatë më të favorshme, duke theksuar se norma bazë është falja e namazeve në kohën e tyre përkatëse dhe lehtësimi në këtë rast nuk duhet aplikuar vetëm se në rast nevoje ose për të shmangur një vështirësi të caktuar, si dhe në rastet kur nuk dallohen kohët e namazeve. [2]
Disa njerëz të dijes janë të mendimit se lejohet bashkimi i namazeve në raste tepër tepër të rralla, për të shmangur vështirësitë dhe mundimet me të cilat ndeshet besimtari, siç është rasti i një polici trafiku dhe mjeku kirurg gjatë një operacioni.
Në Fetvatë Tuniziane, pasi përmenden opinionet i fikhut për arsyet që përligjin bashkimin e namazeve, thuhet se është e lejuar ndjekja e çdo shkolle juridike islame (medhheb), dhe në veçanti e shkollës hanbelite në të cilën thuhet: “lejohet bashkimi në mes namazit të drekës dhe ikindisë dhe në mes akshamit dhe jacisë, në njërën prej dy kohëve, duke shpejtuar namazin ose duke e vonuar në raste të tilla si: puna dhe justifikimi që përligjin mos faljen e xhumasë, siç është cituar kjo në librin “Delilu Talibi” të shejh Meri ibn Jusuf”. Më pas ata thonë: “Më parësore është që ky opinion të mbështet në tekstet e shkollës hanbelite.” [3]
Shejh Muhamed Ebu Zehra është i mendimit se lejohet bashkimi i namazeve në raste vështirësie dhe në një situatë kritike. [4]
Argumentet e këtij opinioni:

Largimi i vështirësive nga individi dhe umeti.
I Dërguari i Allahut [ﷺ] bashkoi në mes namazit të drekës dhe ikindisë dhe në mes namazit të akshamit dhe jacisë, edhe pse nuk ishte në gjendje frike dhe as nuk po binte shi. Kur Ibn Abasin e pyetën se pse ai e bëri këtë? Ai u përgjigj: “Sepse donte që to mos e vinte umetin e tij në vështirësi.” [5]
Opinioni e dytë: mos lejimi i bashkimit të namazve për këto shkaqe

Komisioni i Përhershëm i Studimeve dhe i Fetvasë është i mendimit se, nuk lejohet të vonohet namazi nga koha e vet, vetëm se në raste ekstreme domosdoshmërie, ose në raste kur kjo përligjet nga justifikime të njohura nga sheriati siç është udhëtimi dhe shiu. Muslimani duhet të marrë masat që jetë i kujdesshëm me namazin e tij. [6]

Argumentet e këtij opinioni:

Fjala e Allahut: “namazi është detyrë për besimtarët në kohë të caktuar.”
Nisa: 103
Fjala e Allahut: “Faleni rregullisht namazin, sidomos atë të mesmin dhe qëndroni me devotshmëri para Allahut, duke iu lutur Atij.” Bekare: 238
Dhe të qenit i rregullt me namazin është edhe ta falësh atë në kohën e vet.
Përcillet në hadithin e njohur autentik se Xhibrili (alejhis selam) iu bë imam të Dërguarit të Allahut [ﷺ] në Qabe dy herë dhe i tha se koha është ndërmjet këtyre dy kohëve. [7]

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0