Pyetje:A Lejohet Bartja e Zinxhirëve ose Qafores Për Meshkuj?

Homepyetje

Pyetje:A Lejohet Bartja e Zinxhirëve ose Qafores Për Meshkuj?

Autor. Shumica e të rinjëve mendojnë se bartja e qaforës pasiqë nuk është nga ari lejohet, mirëpo në realitet nuk është ashtu,ngase bartj

Pyetje:A lejohet nxitimi për ta arritur rekatin në namaz me xhemat ?
Pyetje:A pranohet namazi ku ke papasterti ne rrobe?
Pyetje:cilat janë sunetet para dhe pas namazit te Xhumase?!

Autor.

Shumica e të rinjëve mendojnë se bartja e qaforës pasiqë nuk është nga ari lejohet, mirëpo në realitet nuk është ashtu,ngase bartja e qaforës për meshkuj është e ndaluar pamarparasysh prej çfarë lloji është,ngase është përngjasim i grave,dhe Pejgamebri ﷺ i ka mallkuar ata meshkuj që u përngjasojnë grave.

Kurse sa i përket qaforeve dhe zinxhirëve që nuk janë nga ari, por nga ndonjë material tjetër (argjendi ose bakri etj.) se a lejohet të mbahen nga meshkujt themi se edhe kjo është e ndaluar dhe meshkujt duhet t’[u largohen atyre, pasi që stolitë dhe zbukurimet e tilla janë nga natyra e femrave dhe mashkulli në këtë dallon nga femrat. Përveç mbajtjes së unazaës së argjentit, pasi që këtë e ka mbajtur Muhamedi (salallahu alejhi ue selem) dhe ajo është e lejuar.

Në librin “Fet`hu Kadir” i cili llogaritet një nga librat më autoritativ të fikhut hanefi thuhet: “Nuk i lejohet mashkullit të stoliset me ar… Gjithashtu nuk i lejohet të stoliset edhe me stoli të argjendit, pasi edhe kjo hyn në kuptim të arit (pra zbukurimit për mashkullin), përveç unazës, rripit dhe zbukurimit të shpatës (armës)”.

Kurse Neveviu thotë: “Lejohet për burrin unaza e argjendit me unanimitet (ixhma). Kurse jashtë kësaj zbukurimet nga argjendi si kyç dore (byzylykut), qafore dhe të ngjashme me këto, shumica e dijetarëve kanë definuar se janë të ndaluara”. Allahu e di më së miri

COMMENTS

WORDPRESS: 0
DISQUS: 0